
ITALI- Një tjetër degë e re e PD hapet në Itali, kësaj radhe ajo do të çelet në Parma. Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një lidhje direkte me degën e PD në Parma të Italisë, ka ngritur shqetësimin për votën e lirë që sipas tij, po përpiqet të bllokohet me çdo formë qa mënyrë nga autokrati Rama. Berisha tha se kontributi i diasporës është mjaft i rëndësishëm për vendin tonë, ndërsa theksoi nevojën për një betejë ndaj regjimit të narkoshtetit, si e vetmja mënyrë e garantimit të qeverisë teknike dhe zgjedhjeve të lira.
“Do të japim çdo kontribut të mundshëm për partinë simotër, me të cilin na lidh një bashkëpunim i ngushtë që nga vitet ’90. Situata në Shqipëri në rrafshin zgjedhor, është autokraci elektorale, identike me Bjellorusinë e Lukashenkos dhe Vednezuelën e Maduros. Regjimet kontrollojnë vullnetin e qytetarëve. Ne jemi të angnazhuar të ecim me protesta të fuqishme për qeveri teknike, me zhvillimin e zgjedhjeve të drejta në Shqipëri. Në mënyrë të përsëritur është faktuar se Rama s’respekton asnjë standard ndërkombëtar për zhvillimin e zgjedhjeve dhe nuk njeh asnjë rregull. Nuk ndalet para asgjëjë, për t’u rrëmbyer mandatin që ju takon”, deklaroi Berisha.
Shqiptarëve në Parma do t’u mundësohet që të njihen më shumë mbi aktivitetet e kësaj force politike, për të mbrojtur edhe të drejtat e tyre në vendin fqinj./ZËRI