Politikë

Votat preferenciale/ PS 10 mandate në Elbasan, PD 4, kush janë deputetët që futen në Parlamentin e ri

Nga të dhënat zyrtare të KQZ-së rezulton se janë numëruar 270 nga 508 kuti votimi të votave preferenciale, ku më e votuara deri tani rezulton Sara Mile.

F.I
Votat preferenciale/ PS 10 mandate në Elbasan, PD 4, kush janë
FOTO ILUSTRUESE

ELBASAN-Partia Socialiste do të çojë në Kuvend, 10 deputetë nga Elbasani, ku 5 janë nga lista e mbyllur dhe 5 nga ajo e hapur. Nga të dhënat zyrtare të KQZ-së rezulton se janë numëruar 270 nga 508 kuti votimi të votave preferenciale, ku më e votuara deri tani rezulton Sara Mile. Në listën fituese janë edhe Sajmir Hasalla dhe Olsi Komici.

Lista e PS
Arbjan Mazniku (listë e mbyllur)
Bora Muzhaqi (listë e mbyllur)
Ermal Elezi (listë e mbyllur)
Adi Qose (listë e mbyllur)
Evis Kushi (listë e mbyllur)
Sara Mila 9117 vota
Saimir Hasalla 5707 vota
Olsi Komici 4732 vota
Aulona Bylykbashi 4258 vota
Agron Gaxho 2894 vota

Jashtë kanë mbetur deputetët Shkëlqim Bullari, Luan Duzha, Desantila Tahiraj dhe Florenc Spaho.

Nga Partia Demokratike do të jenë në Parlamentine e ri vetëm katër nga pesë deputetët e listës së mbyllur.

Lista e PD
Tomor Alizoti (listë e mbyllur)
Edmond Haxhinasto (listë e mbyllur)
Klodiana Çapja (listë e mbyllur)
Blendi Himçi (listë e mbyllur)

Poll

MOS HUMB