
TIRANË-Ministri i Brendshëm Taulant Balla i bëri thirrje opozitës të votojë pro rezolutës të propozuar nga Partia Socialiste për të luftuar korrupsionin. Balla deklaroi se në karriget e sallës së Kuvendit nuk mund të ketë as politikanë të paprekshëm dhe as të fortë. Ndër të tjera ai iu drejtua deputetëve të opozitës duke thënë se "valëvisin një fotografi të shëmtuar të një personi të shpallur non grata nga SHBA", duke nënkuptuar kreun e PD-së, Sali Berisha.
Fjala e Ministrit të Brendshëm:
Teksa ne këtu flasim për projekt rezoluta e luftën kundër krimit, disa deputetë të opozitës valëvisin fotografi të një personi të shpallur non grata nga SHBA, fotografi të shmëmtuara pasi akuza është me permbajtje korruptive. Prandaj dua ti them sot qytetarëve shqiptarë se jemi në një moment të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit. Rezultatet deri tani janë vetëm fillimi në revanshin ndaj korrupsionit. Disa prej jush janë ende në kohë të ndajnë veten nga epoka e vjetër. Na duhet ta thellojmë këtë revansh të nisur, e natyrshëm duke ndarë ndërgjegjësimin se kjo i shërben si vlerë e shtuar procesit të anëtarësimit të vendit në BE. Këtu ka prej jush që bashkëndajnë vlerësimin tonë, se nuk mund të ketë as politikanë të paprekshëm dhe as të fortë lagjesh mbi ligjin dhe qytetarët. Nuk ka qenë e largët dita kur prej të dy racave i shmangeshin drejtësisë, i ndalonte policia, por gjykata i nxirrte nga dera e pasme pas pagesës si në një treg të gjallë. Është jetike për vendin lufta nga krimit, e mbi të gjitha lufta ndaj pandëshkueshëmërisë.
Duke vendosur në fokus interesin e shoqërisë shqiptar ku rol merr edhe policia. Lufta ndaj krimit janë prioriteti ynë. Goditjet ndaj grupeve do vijojnë çdo ditë. Bashkëpunimi me SPAK po çmonton grupe kriminale. Iniciativa globale kundër korrupsionit dhe krimit në raportin e 2023 ka vënë në dukje se kemi shënuar progresin më të madh krahasuara me vendet e BP. Duke e nxjerrë Shqipërinë nga vendet e para të nivelit të lartë të krimit të organizuar. Goditja pandëshkueshmërisë duhet të vijojë brenda policisë së shtetit. Ky proces varet nga bashkëpunimi me SPAK, me sistemin gjyqësor. Vetëm në dy vite, nga maji 2022 e deri tani janë plot 11.5 milion certifikata elektronike lëshuar tek qytetarët duke i kursyer miliona, kohë për të përfituar këto shërbime. 80% e shërbimeve janë online. Kjo risi ofron shërbime online pa takuar nëpunës të shërbimeve publike. Jemi në një proces të rëndësishëm transformim digjital. Shumë shpejt do kenë mundësi që qytetarët shqiptarët të kenë identitet digjital, apo ajo që quhet e-wallet, përmbledhje e të gjitha dokumenteve digjitale të gjitha në telefon. Me shpresë se do arrini ti shpëtoni porosisë që keni marrë nga fotografia që keni marrë, deri në orën 5 të votoni rezolutën.