Politikë

Vullnet Sinaj ndryshon qëndrim, bashkohet me grupin për “Territorialen”

Në mbledhjen e zhvilluar pas ditë më parë, Sinaj kishte votuar kundër draftit.

zh.ll
Vullnet Sinaj ndryshon qëndrim, bashkohet me grupin për
vullnet sinaj

TIRANË- Deputeti socialist Vullnet Sinaj ka ndryshuar qëndrim lidhur me reformën e re territoriale. Burime bëjnë me dije se gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së, pak para nisjes së seancës plenare, Sinaj ka votuar pro hartës së re territoriale.

Në mbledhjen e zhvilluar pas ditë më parë, Sinaj kishte votuar kundër draftit. Së bashku me deputetin Erio Braçe, Sinaj shprehu rezerva për propozimin që parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes dhe bashkimit të 15 bashkive.

Ndërkohë që pritet të shihet se çfarë qëndrimi do të mbajë në senacë Erion Braçe, i cili më herët ishte shprehur kundër./ZËRI

Poll

MOS HUMB