Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ Kreu i misionit të OSBE-së në Tiranë, takim me Celibashin

Ndërkohë janë zbardhur edhe emrat e anëtarëve të ekipit të ekspertëve të Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR

F.I
Zgjedhjet e 11 majit/ Kreu i misionit të OSBE-së në Tiranë,
Lamberto Zannier

TIRANË-Ambasadori Lamberto Zannier, që do të kryesojë misionin e vëzhguesve të OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 11 majit, ka mbërritur në Tiranë. Kreu i misionit të OSBE-së fillimisht ka zhvilluar një takim me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Në orën 14:00, ai pritet të zhvillojë një takim me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Ndërkohë janë zbardhur edhe emrat e anëtarëve të ekipit të ekspertëve të Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR, që do të drejtohet nga Ambasadori Lamberto Zannier:

-Mark Jonathan Stevens (MB), Zëvendës Shefi i Misionit

-Júlia Manchin (Hungari), Analist Politik

-Rishi Datta (Kanada), Analist Zgjedhor

-Smaranda Ileana Săndulescu (Rumani), Analist Ligjor

-Elma Sehalic (Gjermani), Analist i Medias

-Poline Maria Lemos (Mbretëria e Bashkuar), Koordinator i Vëzhguesve afatgjatë

-Lisa Past (Estoni), Analist i Teknologjive të Reja të Votimit

-Ruslan Ovezdurdyyev (Turkmenistan), Ekspert për Operacione

-Michal Antoni Ostankowicz, Oficer për Prokurime dhe Kontrata në ODIHR

-Firuza Garibshoeva, Oficer Financiar në ODIHR

-Davor Corluka (Bosnjë dhe Hercegovinë), Ekspert për Sigurinë

-Kamila Joanna Kolinska, Asistente e Burimeve Njerëzore në ODIHR

-Kakha Inaishvili, Këshilltar për Zgjedhje në ODIHR.

Zannier ka shërbyer më herë në Kosovë si shef i misionit të UNMIK nga viti 2008 deri në vitin 2011, post që e la pas emërimit si Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së. Ai shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së nga viti 2011 deri në vitin 2017./ZËRI

Poll

MOS HUMB