Politikë

Zgjedhjet në Himarë/ Gjikuria: Do jem fitues, Tavo po të dojë, të punojë për mua

Sipas Gjikurisë, himariotët kanë parë shpresën tek si dhe se bashkë do të nisin punët për çdo projekt të planifikuar.

F.m
Zgjedhjet në Himarë/ Gjikuria: Do jem fitues, Tavo po të
Petro Gjikuria

HIMARË- Petro Gjikuria, kandidati i Opozitës për Himarën është i bindur se do të jetë ai kryebashkiaku i zgjedhur. Në një prononcim për mediat, pas mbylljes së votimeve, Gjikuria përsëriti ftesën kundrejt rivalit socialist, Vangjel Tavo, për ta bërë vartësin e tij. Sipas Gjikurisë, himariotët kanë parë shpresën tek si dhe se bashkë do të nisin punët për çdo projekt të planifikuar.

Pjesë nga prononcimi:

Petro Gjikuria: Na ka ngelur të numërojmë kutitë. Asnjë njeri nuk do t’i prekë kutitë, sepse janë votat e himariotëve tanë. Unë jam këtu për hmariotët, të punojmë dhe të çojmë programin tonë deri në fund.

Do ta pranoni rezultatin?

Petro Gjikuria: Në këtë fushatë kishte zbritur e gjithë administrate, e cila me kërcënimet e me presione kanë kërcënuar të gjithq votuesit. Por, himariotët nuk u dorëzohen presioneve. Unë do prano verdiktin që kanë dhënë himariotët. Rezultati është verdikti, çfarë kanë votuar. Kërcënime dhe presione ka patur shumë, siç i keni parë edhe ju. Deputetë e ministrat kane qenë këtu. Por, ata kanë punën e tyre, unë kam punën time. Fakti që himariotët kanë parë shpresën në fytyrën time, më ka dhënë një gëzim të madh. Unë do jem fitues, Tavo pot ë dojë të punojë për mua, është i mirëpritur.

Procesi i votimit është mbyllur dhe pritet të nisë numërimi. Qendrat e votimit janë hapur që prej orës 7.00 të mëngjesit, e deri në orën 19:00, banorë të zonës kanë votuar mes kandidatëve, Vangjel Tavo i socialistëve dhe Petro Gjikuria i opozitës. Në përditësimin e fundit të shifrave nga KQZ në orën 19:00 rezulton se kanë marrë pjesë 8394 votues (36.9%), nga 7875 persona që morën pjesën në zgjedhjet lokale të kaluara. Në Himarë u aplikua vetëm identifikimi elektronik dhe qendrat e votimit u monitoruan me kamera. Probleme janë hasur me kartat e identitetit, ku rreth 6 mijë votues janë paraqitur me ID të skaduar. Problematika ka patur edhe mes komisionerëve dhe votuesve, ku shkak është bërë përdorimi i gjuhës greke. Po ashtu opozita ka akuzuar kandidatin e PS, Vangjel Tavon se ka shtuar në listat e votimit qindra qytetarë nga zonat e tjera. Denoncime ka patur edhe për mazhorancën, për vendosje të personave me precedentë penale në qendrat e votimit, të cilët dyshohet se ushtronin presion ndaj votuesve. Edhe sekretari i Omonias denoncoi se një komisioner në Vranisht është kërcënuar me jetë nga bandat kriminale.

Poll

MOS HUMB