Politikë

Zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë, mbyllet orari zyrtar i votimeve

Në votimet për zgjedhjen e kryetarit të ri të Himarës, deri në orën 18:00 kanë marrë pjesë 36.01% e qytetarëve, sipas KQZ. 

f.t
Zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë, mbyllet orari zyrtar i
pamje nga qenra e votimit

HIMARË- Ka përfunduar procesi i votimit në Himarë për zgjedhjen e krytetarit të ri të Bashkisë. Në votimet për zgjedhjen e kryetarit të ri të Himarës, deri në orën 18:00 kanë marrë pjesë 36.01% e qytetarëve, sipas KQZ. Qendrat e votimit janë hapur që prej orës 7.00 të mëngjesit, ku banorë të zonës kanë zgjedhur mes kandidatëve, Vangjel Tavo i socialistëve dhe Petro Gjikuria i opozitës.

Procesi ka qenë i qetë me përjashtim të rasteve të votuesve me karta identiteti të skaduara të cilët nuk janë lejuar të votojnë. Problematika ka patur edhe mes komisionerëve dhe votuesëve, ku shkak është bërë përdorimi i gjuhës greke. Ndërkohë opozitarët kanë ngritur akuza kundër mazhorancës, për prani të personave me precedentë penale në qendrat e votimit, të cilët kanë ushtruar presion ndaj votuesëve. /ZËRI

 

Poll

MOS HUMB