Politikë

Zgjedhjet në Himarë/ Merret VENDIMI, KQZ e prerë: Nuk lejohen të votojnë zgjedhësit me ID të skaduara

Për shkak të këtij ngërçi, në dy qendrat e votimit në Himarë fshat është pezulluar për disa minuta votimi në Himarë fshat, por pas vendimit të KQZ, votimi nisi normalisht.

k.m.
Zgjedhjet në Himarë/ Merret VENDIMI, KQZ e prerë: Nuk lejohen
Foto ilustruese

HIMARË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë një vendim; nuk do të lejohen që të votojnë qytetarët që i kanë të skaduara kartat e identitetit. Të tillë, në të gjithë Bashkinë e Himarës janë 70 votues. Për shkak të këtij ngërçi, në dy qendrat e votimit në Himarë fshat është pezulluar për disa minuta votimi në Himarë fshat, por pas vendimit të KQZ, votimi nisi normalisht.

Ndryshe nga herët e tjera, në këto zgjedhje të pjesshme Ministria e Brendshme nuk ka nxjerrë urdhër për shtyrjen e afatit të kartave të ID, kështu që qytetarët që nuk kanë marrë masa më parë, nuk do të ushtrojnë dot të drejtën e tyre për të zgjedhur. 

Këto zgjedhje, gara zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri dhe dënimit të tij nga gjykata me dy vjet heqje lirie për blerje votash./ZËRI

Poll

MOS HUMB