Politikë

Zgjedhjet/ Komisionerët pezullojnë votimin në Himarë fshat, kërkojnë të votohet me karta identiteti të skaduara

Shkak është bërë fakti se qytetarët kërkojnë të votojnë me kartat e identitetit, të cilat i kanë të skaduara. Madje disa prej tyre i kanë raportuar të humbura.

k.m.
Zgjedhjet/ Komisionerët pezullojnë votimin në Himarë fshat,
Arqile Bollano

HIMARË- Pezullohet procesi i votimit në Himarë fshat. Shkak është bërë fakti se qytetarët kërkojnë të votojnë me kartat e identitetit, të cilat i kanë të skaduara. Madje disa prej tyre i kanë raportuar të humbura. Por pavarësisht përpjekjeve të tyre nuk janë lejuar që të ushtrojnë të drejtën e tyre. Lidhur me çështjen, një komunikim me mediat e ka mbajtur kryetari aktual i komanduar i Bashkisë së Himarës, Arqile Bollano. Ky i fundit tha se është lajmëruar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të ndërhyjë për të zgjidhur konfliktin. 

Qytetarja: Më nxorri kuponin dhe nuk më la të votoj. Unë pyes humbet e drejta e votës kur humbet karta? Po ta humbas sot kartën, nuk votoj.

Arqile Bollano: Ka shumë persona që janë të skaduara dhe insistojnë që të votojnë me kartë sepse ligji nuk e lejon. Kemi njoftuar KQZ që të zgjidhin ngërçin. Votimi është pezulluar këtu. Ligji e thotë qartë që me karta të skaduara nuk mund të votojë asnjë person. E kanë kërkuar komisionerët pezullimin dhe më pas do të vijojmë.

Në total janë 36 qendra votimi në Himarë, që do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Më pas, do të nisë numërimi. Gara zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri dhe dënimit të tij nga gjykata me dy vjet heqje lirie për blerje votash./ZËRI

Poll

MOS HUMB