Politikë

Zgjedhjet në Himarë, zbulohet se ku do të votojnë kandidatët Tavo-Gjikuria

Rreth orës 10:00 pritet që kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo të votojë në Palasë, atje ku edhe ka vendbanimin.

k.m.
Zgjedhjet në Himarë, zbulohet se ku do të votojnë
Vangjel Tavo dhe Petro Gjikuria

HIMARË- Procesi i votimit për zgjedhjen e kryebashkiakut të Himarës ka vijuar rregullisht në të gjitha qendrat e votimit në Bashkinë e jugut të vendit. Por deri më tani, asnjë prej kandidatëve nuk i është drejtuar kutive të votimit. 

Rreth orës 10:00 pritet që kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo të votojë në Palasë, atje ku edhe ka vendbanimin. Ndërkohë që kandidati i opozitës, Petro Gjikuria do të ushtrojë të drejtën e tij për të votuar në Dhërmi.

Në total janë 36 qendra votimi në Himarë, që do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Më pas, do të nisë numërimi./ZËRI

Poll

MOS HUMB