Politikë

Zgjedhjet vendore në Himarë/ Fredi Beleri apel qytetarëve nga burgu: Suksese nga zemra Petro Gjikurisë, shkoni në votime!

Ditën e votimit për pasardhësin e tij në Himarë, Beleri i ka dërguar urimet më të përzemërta Petro Gjikurisë, ndërkohë që ka përcjellë edhe një apel për të gjithë banorët e zonës.

k.m.
Zgjedhjet vendore në Himarë/ Fredi Beleri apel qytetarëve nga
Fredi Beleri

TIRANË- Burgu nuk e ka penguar Fredi Belerin që të japë një mesazh për këto zgjedhje. Ditën e votimit për pasardhësin e tij në Himarë, Beleri i ka dërguar urimet më të përzemërta Petro Gjikurisë, ndërkohë që ka përcjellë edhe një apel për të gjithë banorët e zonës. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Beleri kërkon nga të gjithë qytetarët që të shkojnë dhe të votojnë. 

Postimi i plotë:

Vendvotimet janë të hapura! Zemra ime është sot në Himarë. Ku sot pjesëtarët e minoritetit etnik grek po luftojnë luftën përfundimtare për Demokraci dhe të drejtat e tyre. Nga qelia e burgut shqiptar ku po qendroj 425 dite, mendimet e mia gjithe diten do te jene me vellezerit e mi dhe te gjithe ata qe kuptojne se shteti i Ligjit dhe Demokracia jane te panegociueshme. Me të gjithë ata që kanë shprehur simpatinë e tyre dhe kanë qëndruar pranë meje përmes kësaj sprove. Me të gjithë ata që nuk u përkulën para metodave të grushtit të shtetit dhe logjikës par-demokratike dhe sot do ta vërtetojnë edhe një herë. Suksese nga zemra Petro Gjikuria. Ai u tregua një tekno i denjë i Himarës tashmë. Jam i sigurt se duart e veta do ta udhëheqin sigurt Komunën tonë të nesërmen. Suksese OMONOIA jonë. Dhe një apel i fundit: shkoni në votime. Historinë e shkruajnë ata që marrin pjesë. Votë e mirë atëherë!

Gara në këto zgjedhje zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri dhe dënimit të tij nga gjykata me dy vjet heqje lirie për blerje votash./ZËRI

Poll

MOS HUMB