Politikë

Zgjidhet kryesia e re e Partisë Socialiste, mbeten jashtë Ibrahimaj dhe Bushka

Nga grate, kanë mbetur jashtë kryesisë, Klotilda Bushka dhe Delina Ibrahimaj, ndërsa nga burrat, Vangjel Tavo dhe Pirro Vëngu.  

F.m
Zgjidhet kryesia e re e Partisë Socialiste, mbeten jashtë Ibrahimaj
Selia e Partisë Socialiste

TIRANË- Është zgjedhur dhe Kryesia e re e Partisë Socialialiste. Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshë i Partisë Socialiste bëri me dije emrat e 10 anëtarëve të Kryesisë së socialistëve. Kryesia do të përbëhet nga: Arben Pëllumbi, Erion Braçe, Eduard Shalsi, Toni Gogu dhe Igli Hasani si dhe Albana Koçiu, Anila Denaj, Etilda Gjonaj, Klodiana Spahiu e Lindita Nikolla. Nga gratë, kanë mbetur jashtë kryesisë, Klotilda Bushka dhe Delina Ibrahimaj, ndërsa nga burrat, Vangjel Tavo dhe Pirro Vëngu.

Fjala e Klosit:

Faleminderit për interesin dhe për ndjekjen e të gjithë punimeve të Asamblsesë Kombëtare të ditës së sotme. Ashtu sikurse ishte bërë me dije dhe nga ju, ky ishte një proces votimi në Asamblenë Kombëtare i cili konkludoi me të gjithë procesin e zgjedhjeve në Partinë Socialiste. Porces i cili ka filluar me zgjedhjen e delegatëve të Kongresit dhe pastaj me forumet e organizatave socialiste ku janë zgjedhur 5200 bashkëkryetarë në 5200 organizata.

Delegatët e Kongresit zgjodhën anëtarët e Asamblesë Kombëtare. Ishin 156 anëtarë të rinj të asamblesë kombëtare të cilët në masën 85% të tyre anëtarë të rinj. Pra 135 uleshin për herë të parë në këtë Asamble. Asambleja e sotme, pas propozimeve të ardhura nga Kryetari i Partisë, votoi për Sekretariatin e Partisë Socialiste dhe anëtarët e Kryesisë së Partisë Socialiste. Po ju bëj me dije se Sekretariati i Partisë Socialiste, ku konfirmohet propozimi i Kryetarit të Partisë.

Sekretar i Përgjithshëm, Blendi Klosi; Sekretar për Organizimin dhe Zgjedhjet, Damian Gjiknuri; Sekretar për Diasporën Zerina Bruçi; Sekretare për Programin, Milva Ekonomi; Sekretar për Rininë, Roi Bashaj; Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Romina Kuko dhe Sekretare e Gruas, Evis Kushi. Përsa i përket anëtarëve të Krysisë të zgjedhur në mënyrë të barabartë pesë shoqe dhe pesë shokë, emrat e tyre janë, Albana Koçiu, Anila Denaj, Etilda Gjonaj, Klodiana Spahiu, Lindita Nikolla. Përsa i përket pesë shokëve, anëtarë të Kryesisë janë: Arben Pëllumbi, Erion Braçe, Eduard Shalsi, Igli Hasani dhe Toni Gogu.

Këto janë 10 shokët dhe shoqet që do jenë pjesë e Kryesisë së Partisë Socialiste së bashku me Sekretariatin dhe drejtuesit politik të qarqeve do të përbëjnë Kryesinë e re të Partisë Socialiste e cila do të fillojë punën që nga dita e nesërme për të organizuar zgjedhjet dhe fushatën tonë zgjedhore. Natyrisht për të përgatitur dhe programin e Partisë Socialiste, vizionin Shqipëria 2030.

 

Poll

MOS HUMB