
TIRANË- Në kërkim të mandatit të katërt qeverisës, shumë ndryshime kanë ndodhur në Partinë Socialiste, edhe për shkak se një pjesë e mirë e eksponentëve, tashmë të konsumuar nga pushteti, e gjejnë veten jashtë strukturave drejtuese, por edhe drejtimit politik të fushatës. Edi Ramës, edhe pse kërkon me çdokusht mandatin e katërt, i duhet të ruajë edhe balancat, dhe të spostojë disa emra që janë lakuar për afera korrupsioni apo abuzimi me pushtetin.
ZËRI ka bërë një krahasim të ekipit të tij të fushatës, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, dhe ato që priten vitin e ardhshëm, ku shumë emra nuk e gjejnë me veten në krye të ekipeve. Nëse i hedhim një listë ekipit drejtues të vitit 2021, shumë emra kanë ndryshuar, 2 prej të cilëve janë në burg si Safet Gjici apo Ilir Beqaj. Lindita Nikolla është një tjetër emër, që nuk do të jetë më pjesë e ekipit drejtues të fushatës, edhe pse emri i saj është propozuar nga Edi Rama për të qenë pjesë e Kryesisë.
Jashtë liste e gjen veten dhe ‘tërmeti’ Damian Gjiknuri, i cili në zgjedhjet e kaluara ka qenë drejtues politik në qarkun e Vlorës, ku arriti një rezultat mjaft domethënës për socialistët. Gjiknuri ka një vend të sigur të sigurt në Kryesinë e PS-së për shkak të postit të sekretarit për zgjedhjet, që vazhdon ta mbajë edhe për vitin e ardhshëm.
SI KANË NDRYSHUAR EMRAT NË QARQE
Kukës- Në 2021 ishte Safet Gjici, në zgjedhjet e 2025 do të jetë Pandeli Majko
Shkodër – Në 2021 ishte Ilir Beqaj, në 2025 do të jetë Benet Beci
Lezhë- Në 2021 ishte Lindita Nikolla, në 2025 Ulsi Manja
Tiranë- Në 2021 ishin Erjon Veliaj, Elisa Spiropali, Ervini Bushati, në 2025 do ekipit i shtohet Ogerta Manastirliu, Bushati i larguar
Durrës- Në 2021 ishte Edi Rama, në 2025 do të jetë Emirjana Sako
Dibër- Në 2021 ishte Olta Xhaçka, në 2025 Blendi Gonxhja
Elbasan- Në 2021 ishte Taulant Balla, në 2025 është Arbjan Mazniku
Korçë- Niko Peleshi (qëndron i palëvizur)
Fier- Në vitin 2021 ishte Gramoz Ruçi, në vitin 2025 Belinda Balluku
Vlorë- Në vitin 2021 ishte Damian Gjiknuri, në vitin 2025 Bledi Çuçi
Gjirokastër- Në vitin 2021 ishte Bledi Çuçi, në vitin 2025 Mirela Kumbaro.
/ZËRI