Qytetërim

"Ala ya Selina"/ Padi për këngën? Rogerti i përgjigjet ish-banores: Shihemi në gjykatë...duke kërcyer, paç fat!

Debati mes ish-banorëve vijon edhe jashtë shtëpisë, me deklarata të forta në intervista.

zh.ll
"Ala ya Selina"/ Padi për këngën? Rogerti i
selin-rogerti

TIRANË- Edhe pse "Big Brother VIP Albania 5" ka mbaruar, duket se miqësitë, inatet dhe hatërmbetjet kanë mbetur edhe jashtë shtëpisë, ashtu sikurse ishin brenda. Jashtë kamerave, marrëdhëniet sërish nuk kanë ndryshuar, nga ajo se çfarë secili prej tyre po na servir përmes postimeve në rrjetet sociale dhe intervistat e ndryshme.

Dyshja, ndër më të përfolur, Selin Bollati dhe Rogerti, mesa duket nuk kanë gjetur paqe as jashtë "BBV". Debati mes ish-banorëve vijon edhe jashtë shtëpisë, me deklarata të forta në intervista.

Rogerti është parë mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Ai ka publikuar një projekt muzikor në bashkëpunim me reperin Don Phenom, ku gjatë këngës përmendet emri “Selina”. Kjo e fundit ka ndezur edhe më shumë debatin, pasi balerina u shpreh se ishte këshilluar të ndiqte rrugë ligjore për përdorimin e emrit të saj.

Në një intervistë të saj të fundit, ajo theksoi se megjithatë nuk kishte ndërmend të drejtohej në gjykatë, duke deklaruar: “Ka një Zot lart që sheh.”

Por, nga ana tjetër, Rogerti reagoi për herë të parë lidhur me këtë situatë, ku ai ishte i ftuar në poodcast-in me moderatoren Ilnisa Agolli.

Ish-banori u përpoq të sqaronte përdorimin e emrin "Selina" në këngë dhe domethënien, sipas tij. Në të njëjtën kohë, u pyet edhe për mundësin e një padie, duke u përgjigjur: “Unë i them atyre: paçi fat, shihemi në gjykatë. Shihemi në gjykatë moj motër. Në gjykatë? Duke qesh dhe duke kërcy këngën. Tani të jemi të pastër… edhe gjyqtarin kam për ta bërë për të kërcy me mu.”

Pjesë nga intervista:

Ilnisa: Dëgjova një intervistë të fitueses së Big Brother te “Goca dhe Gra” dhe thoshte që “shumica e njerëzve më kanë orientuar që ta hedh Rogertin në gjyq.” Për emrin që ti ke përdorur në këngën tënde të fundit. Ke një përgjigje për këtë?

Rogerti: “Po, më duket e ka Selin Bollati, jo Selina. Dhe “Selina” do me thënë, kur ta Google-jnë, dritë “light” në Arabi. Pra kur çohen ato që unë e kam bërë për Selinën, unë i them atyre paçi fat dhe shihemi në gjykatë. Shifemi në gjykatë moj motër.

Në gjykatë, duke qesh e duke kërcy këngën, tani që të jemi të pastër, edhe gjyqtarin kam për ta bërë me kërcy me mu.”

Poll

MOS HUMB