TIRANË-Avokati Saimir Visha ka bërë publik lajmin se është divorcuar me bashkëshorten e tij. Avokati përmes një reagimi në rrjetet sociale ka ndarë edhe gjendjen emocionale që po përjeton pas ndarjes. Vishaj shprehet se ndihet i vetmuar dhe e cilëson vetminë si një nga gjërat më të rënda që mund t’i ndodhin njeriut. Ai kujton familjen e tij dhe rolin si baba i dy djemve, ndërsa njofton se divorci është finalizuar në Gjykatën e Tiranës.
Ai kujton familjen e tij dhe rolin si baba i dy djemve, ndërsa njofton se divorci është finalizuar në Gjykatën e Tiranës. Në postimin e tij, avokati përmend edhe sëmundjen e rëndë me të cilën e fitoi betejën, ndërkohë shtoi se ish-gruaja iku me vrap duke e lënë në vetmi.
“Vetmia është gjëja më e rëndë që i ndodh njeriut. Linda nga dy prindër të mrekullueshëm, u bëra një baba i denjë i dy djemve me mbiemrin Vishaj, por ç’do, sot mamaja e djemve u divorcua nga Gjykata e Tiranës duke e përdhosur mbiemrin Ruka dhe duke hequr përfundimisht mbiemrin Vishaj. Ja pra, kjo është vetmia: që kur të zë një sëmundje, ish-gruaja ikën me vrap duke e lënë në vetmi atë që kishte 35 vjet që bashkëjetonte. Kur ishim mirë, s’kishte vetmi, tashmë vetmia u ul këmbëkryq në shtëpinë time…” – shkruan Vishaj.