Qytetërim

Armand Duka zgjidhet në Krye të FSHF për herë të 7-të, pa garë dhe pa kundërshtarë

48 delegatët me votë unanime, kanë votuar pro që Duka të mbetet në krye të këtij institucioni edhe për 4 vitet e ardhshme. 

F.I
Armand Duka zgjidhet në Krye të FSHF për herë të
Armand Duka

TIRANË- Me 48 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Armand Duka është zgjedhur për herë të shtatë radhazi si presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit. Vendimi u mor unanimisht nga të gjithë anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit. 48 delegatët me votë unanime, kanë votuar pro që Duka të mbetet në krye të këtij institucioni edhe për 4 vitet e ardhshme. 

Procesi u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ku delegatët vlerësuan lidershipin, vizionin dhe kontributin e Presidentit Duka në zhvillimin e futbollit në vend, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë organizativ dhe institucional.

Pas rikonfirmimit në krye të FSHF-së, Duka shprehu falenderimet e tij dhe theksoi që kjo është një përgjegjësi e madhe për të. Duka premtoi se futbolli shqiptar do të jetë në nivele maksimale në vitet e ardhshme, teksa uroi një kualifikim të Kombëtares së futbollot për në finalet e Botërorit 2026. 

"Dua t'ju falenderoj nga zemra për mbështetjen e sotme, të vazhdueshme, që më keni dhënë mua dhe FSHF-së. Për mua ky nuk është një votim, por përgjegjësi dhe vlerësim i madh që më detyron të jem akoma më i përkushtuar në shërbimin tuaj dhe të futbollit. Ju premtoj që futbolli ynë, infrastruktura dhe stabiliteti financiar të jenë në nivelet maksimale në vitet e ardhshme. Uroj që të jemi pjesë e Kupës së Botës 2026. Suksese Sylvinhos dhe Kombëtares", tha Duka pasi u zgjodh në krye të FSHF-së për mandatin e shtatë radhazi.

Ky do të jetë mandati i shtatë radhazi për Dukën, i cili nuk kishte kundërshtarë përballë, ndërsa, e mban këtë funksion drejtues që prej vitit 2002. Armand Duka u zgjodh për herë të parë president i FSHF-së në vitin 2002, duke vijuar më pas në vitet: 2006, 2010, 2014, 2018, 2022./ZËRI

Poll

MOS HUMB