TURQI-Aktori turk, Can Yaman, i njohur për rolin e tij në serialin “Sandokan” është arrestuar në Turqi. Ai akuzohet si pjesë e trafikimit dhe përdorimit të drogës nga personazhe të famshëm, gazetarë dhe personazhe VIP në Stamboll, shkruajnë mediat e huaja. Yaman është arrestuar së bashku me edhe 6 persona të tjerë, mes të cilëve edhe aktorja Selen Gorguzel.
Yaman është dërguar së bashku me të arrestuarit e tjerë, përfshirë edhe menaxherë lokalesh, në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Stambollit për të verifikuar përdorimin e mundshëm të drogës. Operacioni po drejtohet nga Zyra Hetimore për Kontrabandën, Trafikun e Narkotikëve dhe Krimet Ekonomike e Prokurorisë së Përgjithshme të Stambollit.
Kujtojmë se aktori turk ka deklaruar se ka origjinë shqiptare, duke specifikuar se nëna e tij dhe familja e saj janë me origjinë nga Kosova, ndërsa babai i përket një familjeje shqiptare nga diaspora e vendosur herët në Turqi.