Qytetërim

Atmosfera brenda skuadrës kuqezi para ndeshjes me Anglinë, Sylvinho: Çështja e Brojës e zgjidhur, pres ndeshje të mirë

Sylvinho tha se futbollisti ndihej i zhgënjyer pas mbarimit të sfidës.

l.k
Atmosfera brenda skuadrës kuqezi para ndeshjes me Anglinë, Sylvinho:
Sylvinho dhe Broja

TIRANË- Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, gjatë një konference për mediat foli për sjelljen e sulmuesit Armando Broja në ndeshjen e kaluar me Andorrën, ku Shqipëria u kualifikua për herë të parë në Play-Off për Botërorin. I pyetur nga gazetarët nëse mes tij dhe Brojës ka pasur ndonjë komunikim, trajneri pohoi se tashmë çështja është zgjidhur. Sylvinho tha se futbollisti ndihej i zhgënjyer pas mbarimit të sfidës.

“Sa i përket Brojës, kam folur me lojtarin dhe grupin. E kemi zgjidhur bashkë. Ishte i zhgënjyer pas ndeshjes. Është një moment shumë i bukur për ne. Duhet ta shijojmë këtë moment dhe ndeshjen ndaj Anglisë. Në fakt, Broja ka bërë mirë në disa ndeshje. Me Serbinë bëri shumë mirë. Nuk është vetëm fokusi sesi një lojtar luan në një rol të caktuar, por edhe për të ekuilibruar skuadrën. Nuk fokusohemi vetëm tek një lojtar. Ai është një nga lojtarët që kemi. Nëse ndodh që një lojtar tjetër mund të bëjë një pozicion, do ta provojmë. Uzuni mund të luajë në të majtë, si sulmues i dytë dhe djathtas.” - u shpreh ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Ndërkohë, foli edhe për përballjen e nesërme me Anglinë, ku u shpreh se pavarësisht “rrezikut të kaluar" nga kuqezinjtë për kualifikimin në Play-Off, do të jetë një ndeshje e vështirë.

“Nuk dua të konfuzoheni. Po flasim për Anglinë, që është mes favoritëve për të fituar Botërorin. Janë ekipe nga një nivel tjetër. Ne për herë të parë do të luajmë në Play-Off. Do të jetë një ndeshje e vështirë. Ata kanë shtatë fitore dhe nuk kanë pësuar asnjë gol.”- tha trajneri kuqezi.

Skuadra shqiptare do të përballet me anglezët nesër, më 16 nëntor, në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania”./ZËRI

Poll

MOS HUMB