TIRANË- Edicioni i pestë i “Big Brother VIP Albania” do të nisë në muajin dhjetor. Llogaria zyrtare e programit konfirmoi lajmin, duke hedhur poshtë aludimet e ditëve të fundit për shkak të vonesës së nisjes së këtij edicioni. Në njoftim, nuk bëhet e ditur as data e as modertori i këtij edicioni. Megjithatë, lëvizja e fundit e Ledion Liços, prezantuesi i dy edicioneve shkuara, është parë si një konfirmim se do të jetë ai sërish në krye të spektaklit.
"Spektakli më i madh dhe fenomenal që ka thyer rekorde shikueshmërie, “Big Brother VIP 5”, vjen së shpejti në Top Channel. Nga dhjetori do të nisë reality shoë që premton të mbajë mbërthyer para ekranit miliona shikues, nga shqiptarët anë e mbanë botës. Ndërkohë që rrjeti po “zien” me konkurrentë të mundshëm, na mbetet vetëm të presim se cilët do të jenë ata që do të vëzhgohen 24 orë nga qindra kamera, drejt e në ekranet tuaja përmes dy kanaleve të dedikuara në Digitalb. Kujdes… Big Brother po ju vëzhgon!", thuhet në njofitmin e llogarisë zyrtare të programit.