TIRANË-Ka nisur sot muaji i shenjtë i Ramazanit. Muaji i nëntë i kalendarit islamik hënor shënon kohën e agjërimit, reflektimit shpirtëror dhe përkushtimit ndaj besimit.
Gjatë kësaj periushe esimtarët myslimanë agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit, duke përfshirë faljen e namazit të rregullt, leximin e Kur’anit dhe kryerjen e veprave të mira.
Muaji i Ramazanit është një thirrje për reflektim, durim dhe pastrim të zemrës, duke rikujtuar rëndësinë e faljes, vetëkontrollit dhe mirësisë në jetën e përditshme. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe përfaqëson një detyrim për të gjithë të rriturit që nuk kanë pengesa shëndetësore.
Gjatë muajit, besimtarët do t’i referohen kohëve të përcaktuara për:
• Agimin (Syfyrin), si kufiri i lejimit të ngrënies dhe pirjes para fillimit të agjërimit;
• Lindjen e Diellit;
• Drekën (Yleja);
• Ikindinë (Pasditen);
• Perëndimin (Iftarin);
• Jacinë (Darkën).
Sipas kalendarit, nata e Nata e Kadrit parashikohet më 16 mars 2026 (e hënë), një nga netët më të rëndësishme të muajit të Ramazanit. Muaji i shenjtë përfundon me festën e Fitër Bajrami, e cila këtë vit festohet të premten, më 20 mars 2026. Falja e namazit të Bajramit do të mbahet në orën 06:00.
