Qytetërim

"Tavolina jonë bosh pa Shpatin"! Në prag të muajit të Ramazanit, Selvije Jao përlot rrjetin: Mos e harroni...(FOTO)

Në prag të nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, Selvija ka emocionuar me një postim, duke shkruar se pas ikjes së tij një vend në tavolinë është bosh. 

zh.ll
"Tavolina jonë bosh pa Shpatin"! Në prag të muajit
shpat kasapi-selvije jao

TIRANË- Selvije Jao, bashkëshortja e artistit të ndjerë, Shpat Kasapi, nuk ndalet së ndari kujtime të këngëtarit. Në prag të nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, Selvija ka emocionuar me një postim, duke shkruar se pas ikjes së tij një vend në tavolinë është bosh. 

Selvija postoi në InstaStory, një foto të saj me Shpatin, teksa u bën thirrje besimtartëve që të mos e harrojnë artistin në lutjet e tyre.

“Ramazani po vjen, një vend në tavolinën tonë do të jetë bosh, ashtu siç është jeta jonë pa Shpatin. Në lutjet tuaja këtë muaj, ju lutem mos e harroni edhe Shpatin. Një lutje për shpirtin e tij, Allahu e mëshiroftë. E juve Inshallah Allahu ua lehtësohftë e pranoftë këtë muaj të bekuar!” shkroi Selvija në postim.

"Tavolina jonë bosh pa Shpatin"! Në prag të muajit
postimi

Shpat Kasapi ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare, në datën 26 Nëntor, pas një sulmi në zemër. Kasapi ishte një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare dhe numëron hite të shumta të dashura nga të gjitha grupmoshat. Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000 dhe ishte një idhull për shumë breza. Disa nga hitet e tij janë: “Valle Kosovare”, “Kush të ndau prej meje”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj” dhe shumë të tjera. Kasapi la pas një djalë, Roelin, ndërkohë që dhe babai i tij është ndarë nga jeta në moshë të re, në rrethana të ngjashme. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB