
ZVICËR- Shorti në Nyon përcaktoi çiftet për fazën e 16-të të Ligës së Kampionëve. Shorti na solli një derbi të madh dhe një përplasje mes Manchester Cityt dhe Real Madridit, ndeshje e cila cilësohet si një finale e parakohshme. Më i lehtë ka qenë shorti për të "mëdhenjtë" e tjerë të Europës.
Ndeshja e parë do të luhet në Angli, ndërsa e kthimit në Spanjë. Bayern Munich do të përballet me Celtic. Një tjetër përballje interesante do të jetë ajo mes Milanit dhe Juventuesit, në raundin tjetër, pasi të shmnagin Feyenoord dhe PSV.
Skuadrat në këto çifte, do i bashkohen tetë ekipeve të tjera në fazën e 1/16-ve.
Raundi me 16 skuadra me nga 8 çifte:
Brest - PSG
Club Brugge - Atalanta
Manchester City - Real Madrid
Juventus - PSV
Monako - Benfica
Sporting - Borussia Dortmund
Celtic – Bayern Munich
Feyenoord - Milan