Qytetërim

Tradhtuan njëri-tjetrin? Ferragni: Fedez do më linte në altar! Fabrizio Corona: Chiara mos gënje, s'kujdesesh për fëmijët!

Pak ditë para Krishtlindjeve të vitit që lamë pas, Fedez e telefonoi duke i rrëfyer se kishte menduar ta linte në altar nëse e dashura e tij me të cilën kishte folur para se të ndodhte martesa, do t’ia kërkonte.

F.I
Tradhtuan njëri-tjetrin? Ferragni: Fedez do më linte në altar!
Fedez, Chiara Ferragni dhe Fabrizio Corona

ITALI- Drama e një prej çifteve më të njohur italianë dhe jo vetëm ka marrë tjetër rrjedhë. Chiara Ferragni dhe Fedez duket se kanë tradhtuar njëri-tjetrin. Blogerja ka bërë një reagim të befasishëm duke thyer heshtjen mbi Fedez. Ferragni tregon se zbuloi tradhtitë e Fedez gjatë një prej periudhave më të vështira të jetës. Pak ditë para Krishtlindjeve të vitit që lamë pas, Fedez e telefonoi duke i rrëfyer se kishte menduar ta linte në altar nëse e dashura e tij me të cilën kishte folur para se të ndodhte martesa, do t’ia kërkonte.

Chiara nuk ka kursyer as Fabrizio Corona, i cili ka publikuar detaje private fundin e lidhjes së çiftit. Sipas saj, kjo është bërë në bashkëpunim me Fedez që kriza mes tyre të bëhej publike. Fabrizio Corona ka publikuar detaje nga telefonata para dasmës e deri te mesazhet mes Fedezit dhe të dashurës së tij, Angelica Montini në momentin që reperi ndodhej në spital në gjendje kritike për jetën.

Chiara Ferragni: Kam zgjedhur të hesht në këto muaj për të mbrojtur veten dhe familjen time në dy çështje që më kan% shenjuar thellë: nga njëra anë ajo profesionale për të cilën do të bëj gjithçka kam në dorë për të faktuar argumentet e mia dhe të provoj pafajësinë time; dhe nga ana tjetër, ajo private për të cilën tani, nuk do  të hesht më. Kam jetuar 7 vite një marrëdhënie në të cilën kam dashuruar siç unë dashuroj, pa frena dhe me gjithë qenien time. Kam dashuruar edhe kur kishte shumë arsye për të hequr dorë, kam duruar situata në të cilat do t’i kisha thënë çdo shoqeje “mos e lër askënd të ta bërë këtë’ sepse për mua dashuria ishte edhe: Të sakrifikosh. Të zvogëloja vazhdimisht respektin e munguar dhe të justifikoja sjelljet e gabuara për të mbrojtur palën tjetër, për të mbrojtur familjen, për të mbrojtur çiftin. Sepse unë e kam konsideruar gjithnjë veten të  fortën, të pavarurën, atë që duhet të luftonte për këdo. Kështu që nuk kam thënë asgjë edhe kur po  braktisesha nga një ditë në tjetrën në periudhën time të parë të vështirësisë shkurtin e kaluar, kur mezi ngrihesha nga krevati. Kam dëgjuar shumë herë që e përzura unë atë nga shtëpia, por nuk u tha kurrë se unë e nxora nga shtëpia pasi zbulova një tradhti ato ditë (një nga të shumtat natyrisht) dhe nuk u tha kurrë që ai nuk hezitoi të shfrytëzonte momentin që të mos njollosej nga  ‘dëmtimi i imazhit tim’. Nuk thashë asgjë publikisht në muajt që pasuan, as pasi zbulova se gjithçka ndodhte pas shpinës sime teksa unë përpiqesha ta nxirrja atë nga gjithë momentet e tij të errëta, pa ditur asgjë. Nuk thashë asgjë publikisht edhe kur pak ditë përpara Krishtlindjeve të 2024-ës, Federico më telefonoi (duke e ditur mirë që po fliste me mua) dhe pranoi për herë të parë që historia me të dashurën e tij vazhdonte që prej vitit 2017 si dhe kishte menduar që të mos martoheshim pak ditë përpara dasmës, por më pas nuk dihej si të tërhiqej pas në syrin publik.

Por duket se blogerja nuk ngelet pas! Fabrizio Corona ka shpërndarë një tjetër informacion të bujshëm, pas deklaratave të fundit të Chiaras, ish-bashkëshortes së Fedez. Blogerja kishte akuzuar Corona-n për orkestrimin e publikimit të lidhjes së tij me Angelica Montini, duke zbuluar gjithashtu tradhtitë e ish-partnerit të saj. Ndërkohë, Fabrizio ka kundërshtuar këto akuza duke zbuluar se, në fakt, Chiara e ka tradhtuar vetë Fedezin. Ai i kujton asaj disa momente të ndjeshme, duke përmendur një ngjarje të vitit të kaluar, kur Chiara i kishte treguar Fedezit se kishte fjetur me këngëtarin Achille Lauro.

“Ju që nuk jeni kurrë pranë fëmijëve tuaj. Vetëm dado me pagesë të tepërt. Askush nuk do të më ndalojë të deklaroj pjesën e tretë të kësaj historie. Unë do tregoj për gruan e vogël perfekte që jeni, sa budallallëqe keni thënë për 15 vjet, të gjitha detajet e biznesin tuaj të pistë dhe dashurinë e vërtetë që keni përjetuar duke e tradhtuar vazhdimisht,"-u shpreh Corona.

Fabrizio thekson gjithashtu se Chiara ka kërkuar vazhdimisht nga Fedez që t’i takojë dhe kujdeset për fëmijët, ndërkohë që vetë ajo nuk është e pranishme në jetën e tyre dhe preferon të jetë e rrethuar nga dado të mirëpaguara./ZËRI

Poll

MOS HUMB