Qytetërim

“ChatGPT ka shkuar shumë larg”, dy futbollistët postojnë të njëjtën letër lamtumire

Ndjekësit kanë lënë komente ironike në postimet e të dy futbollistëve

E.K
“ChatGPT ka shkuar shumë larg”, dy futbollistët
futbollistet te njejten leter lamtumire

GJERMANI- Epoka e ChatGPT ka infektuar edhe futbollin, ku dy lojtarë kanë shkruar të njëjtën mesazh lamtumire për klubet e tyre. Tifozët nuk e fshehën habinë kur panë se Christantus Uche (Crystal Palace) dhe Fabio Silva (Borussia Dortmund), postuan në rrjetet sociale, të njëjtat fjalë lamtumire ish-ekipet e tyre, Getafe dhe Wolverhampton Wanderers.

Mesazhet e Uches dhe Silvas ishin pothuajse identike, me përjashtim të emrave të klubeve me të cilët ata po bënin përshëndetjet. Letrat u bënë menjëherë virale, dhe fansat nuk i kursyen komentet e tyre.

“Kur mbërrita për herë të parë te Wolves, isha plot ambicie, ëndrra dhe dëshirë për të pasur një ndikim të vërtetë. E di që nuk ia dola dot mbanë për të përmbushur pritjet”, shkruante në fillimin e tekstit të Silvas, teksa te Uche në vend të Wolves shkruante Getafe.

“Tani është koha për një kapitull të ri, por nuk do ta harroj se ku kam qenë. Do të jem gjithmonë një tjetër mbështetës i këtij klubi”, mbyllej shkrimi identik i dy lojtarëve.

“ChatGPT ka shkuar shumë larg”, dy futbollistët“ChatGPT ka shkuar shumë larg”, dy futbollistët

Kjo ka bërë që përdoruesit e rrjeteve sociale t’ia fillojnë komentimin në profilet e të dy lojtarëve, ku shumë nga to ishin ironike.

“U kap! Kush kopjoi kë, por?”, shkruante një komentues.

“Ndoshta kanë të njëjtën agjenci… Nuk di si ta shpjegoj ndryshe. Kjo është qesharake dhe budallallëk”.

“ChatGPT ka shkuar shumë larg”, ishte një tjetër komentues, i cili duket se ka dhënë dhe përgjigjen më të saktë. ChatGPT, duket se po shërben për të bërë fjalime jo vetëm për futbollistët por dhe në sfera të tjera, e madje ‘mat’ janë kapur dhe politikanë të ndryshëm. /ZËRI

Poll

MOS HUMB