Qytetërim

Detaje nga dhunimi i gazetarit Elton Tozaj/ Akuzat e familjes, kush është vajza e shobizzit?

Kjo ngjarje e rëndë vjen pas disa deklaratave të bëra nga Tozaj në media për moderatoren Luana Vjollca.

l.k
Detaje nga dhunimi i gazetarit Elton Tozaj/ Akuzat e familjes, kush
Elton Tozaj

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga dhunimi i gazetarit të showbizzit, Elton Tozaj, i cili u rrah brutalisht dje në autostradën Tiranë-Durrës. Familja e tij, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se Tozaj ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore dhe po merr trajtim intensiv mjekësor, ndërsa situata është shumë delikate. Ata kanë publikuar edhe një foto ku shihet se gazetari ka marrë plagë të rënda në fytyrë. Ata kanë njoftuar gjithashtu se gazetari po lufton për të mos humbur shikimin, duke bërë apel për mbështetje dhe kujdes mjekësor.

Familjarët e Tozajt kanë bërë një thirrje publike drejtuar një vajze të njohur të ekranit. Ata kërkojnë që: ky "personazh i showbiz-it", i cili ka lidhje me individë të caktuar, të distancohet publikisht dhe të sqarojë lidhjen që ka me zonën e përmendur, që lidh rrugën "Ura - Patok - Kodra e Diellit".

POSTIMI I FAMILJARËVE:

Ditën e djeshme, rreth orës 19:30, në autostradën Tiranë-Durrës, gazetari Elton Tozaj është dhunuar në mënyrë barbare nga persona tashmë të identifikuar. Kërkojmë veçanërisht që një personazh i showbiz-it, i cili frekuenton pikërisht këta persona, të distancohet publikisht sot dhe të sqarojë se çfarë e lidh atë vajzë me trekëndëshin Rruga Ura - Patok - Kodra e Diellit. Eltoni është në luftë për të mos humbur shikimin dhe shpresojmë që së shpejti të jetë përsëri si dikur, mes nesh. Me shumë dashuri, familja.

Detaje nga dhunimi i gazetarit Elton Tozaj/ Akuzat e familjes, kush
Postimi i familjarëve të Tozajt

Kjo ngjarje e rëndë vjen pas disa deklaratave të bëra nga Tozaj në media për moderatoren Luana Vjollca. Elton Tozaj pretendoi se Vjollca kishte ndjekur ish të dashurin dhe partneren e tij, duke përmendur një fluturim drejt Milanos ku të tre ishin në të njëjtin avion, si dhe afërsinë e vendndodhjes së saj gjatë pushimeve të verës në Saint-Tropez, në të njëjtin qytet ku ndodhej Çoçaj.

Kujtojmë se Luana ka vendosur të padisë pranë institucioneve të drejtësisë gazetarin, për shpifje, duke i konsideruar akuzat e Tozajt si cenim të imazhit publik të saj. Ndërkohë, pas padisë, Tozaj shprehej se askush nuk mund të ndalonte ta thoshte të vërtetën që ai dinte, dhe se nuk mund ta ndalonin me asnjë lloj presioni apo kërcënimi./ZËRI

Poll

MOS HUMB