
ANGLI- Dua Lipa pas muzikës ka vendosur që t'i futet edhe ‘ndërtimit’. Në pronën e saj po gërmohen mbi 500 ton dhe për të ndërtuar një bodrum të kompletuar, ku do të krijohet një studio muzikore dhe një pishinë. Këngëtares iu deshën më shumë se tre vjet për të marrë lejen e ndërtimit për ndryshimin që po bën në rezidencën e saj në Londrën Veriore. Puna sapo ka filluar për ekipin e saj të ndërtimit, i cili po shkatërron shtëpinë dhe kopshtin e shqiptares.
Sipas mediave vendase, bodrumi i ri do të jetë 310 metra katrorë, katër herë më i madh se ai i mëparshmi 72.5 metra katrorë. Ylli bleu pronën në janar 2020 dhe vendosi për një zgjerim në katin e parë me bodrum me një studio muzikore, pishinë, palestër dhe një kinema.
Në mars të këtij viti, Këshilli i qytetit më në fund miratoi planet e saj por vendosi kushte strikte pasi ndërtimi do të kishte ndikim të madh tek banorët vendas.
Pas ankesave të një grupi lokal të ruajtjes së mjedisit, punimet u ndaluan për "humbje të hapësirës së gjelbër" dhe "humbje pemësh". Kështu që ekipi i projektimit të Dua-s ra dakord të ndërtonte një kopësht "diskret" por probiodiversitetit, i cili do të sigurojë ushqim dhe habitat për kafshët lokale./ZËRI