
VLORË- Peshkatarët në Vlorë zbuluan një rast të rrallë, një peshkaqen blu, i cili i kishte mbijetuar sulmit të një peshkaqeni-shpatë. Në momentin kur ai u kap nga peshkatarët, kishte në kokë shpatën e peshkut që e kishte sulmuar, rreth 18 cm, e cila i kishte mbetur në kokë. Peshkaqeni blu ishte i shëndetshëm dhe nuk kishte plagë në trupin e tij përveç asaj në kokë. Sipas analizave të kryera, ai ushqehej normalisht dhe ishte i aftë të shkonte në gjueti.
“Kur kuptova se brenda kokës së peshkaqenit blu kishte shpatën e peshkut-shpatë, u shokova”, tha Andrej Gajiç, i cili punon në Qendrën Kërkimore Sharklab ADRIA në Vlorë.

Gajiç tha se ai ka kryer dhjetëra mijëra analiza në peshkaqenët blu, por kjo është hera e parë që sheh dicka të tillë dhe se për këtë rast nuk është kryer asnjë studim.
"Unë kurrë nuk kam hasur diçka të tillë më parë, as nuk kam lexuar për të në libra", tha ai. Gajiç tha se së bashku me ekipin e tij, ata studiojnë peshkaqenët dhe monitorojnë sjelljet e tyre, por për fat të keq peshkaqeni blu ngordhi para se të lëshohej në det.
Ka pasur tetë raste të dokumentuara më parë të peshkaqenëve blu (Prionace glauca) që janë sulmuar nga peshqit shpatë (Xiphias gladius), zakonisht shpata e tyre është gjetur në kurriz ose afër kokës, por asnjëherë më parë në ballin e tyre. Ky është rasti i parë i verifikuar që një peshkaqen blu, i ka mbijetuar një sulmi të tillë. Dyshohet se në momentin kur ka ndodhur përleshja mes tyre, peshkaqeni blu ka ngritur kokën dhe shpata nuk ka prekur asnjë strukturë vitale të trupit të tij.
Peshkaqeni blu ishte 275 centimetra dhe peshonte 44 kilogramë. Ndërsa peshku-shpatë mund të rritet deri në rreth 455 centimetra dhe të peshojë deri në 650 kilogramë. Ka disa raporte se peshkaqenët blu ushqehen me peshqit- shpatë dhe të dy gjitarët përdorin taktika agresive të gjuetisë për t'u ushqyer me peshk ose kallamarë.

Të tilla përleshje mund të ndodhin kur peshku-shpatë përpiqet të mbrohet nga sulmi i një peshkaqeni blu, ose për shkak të një përplasjeje aksidentale kur të dy grabitqarët ushqehen me të njëjtën pre. Gajiç thotë se nevojiten më shumë vëzhgime për të përcaktuar shkakun. /ZËRI