
KOSOVË- Pak javë më parë, këngëtari Fero zbuloi se ai kishte fituar kujdestarinë e vajzës pas ndarjes nga Arbenita Ismajli. Ndonjë se çiftit i mungoi ‘paqja’ gjatë divorcit, modelja nuk reagoi kur ish-bashkëshorti i saj i mori kujdestarinë e Ninës, vajzës së tyre, e cila do qëndrojë për 12 muaj me të atin, ndërsa me nënën vetëm për disa ditë në muaj.
Modelja qëndroi e heshtur rreth kësaj teme, por ditën e sotme ajo ka postuar në TikTok një video ku shfaqet me vajzën e saj në avion duke luajtur.
‘Fëmijët do rriten dhe do kuptojnë se cili prind ishte problemi’- shkruan modelja në postimin e saj duke nënkuptuar se pasi të rritet, vajza do kuptojë qartë që problemi ka qëndruar tek babai i saj.
Ky postim nuk është pritur mirë nga ndjekësit, të cilët kanë shkruar se modelja nuk duhet të ushqej një frymë urrejtje tek Nina për të atin.
“Nuk duhet ‘të luftoni’ me të. Zgjidhni paqe”, “Ndoshta ai ka qene fajtor ne prishjen e familjes por kjo se ban prind te keq. Mos i perzini fmijt ne mosmarrveshjet e juaja”, “Ska rendesi cili prind eshte problemi, rendesi ka problemet tuja mos ndikojn te fmija! njeriu i pjekur vazhdon perpara nuk meret me problemet por me opcionet per ta bo ma te miren e mundshme per fmin”, ‘Me kan e mir ti se rrit me urrejtje ndaj babes” janë vetëm disa nga komentet e ndjekësve në këtë video.



Ish-reperi Fero fitoi kujdestarinë e së bijës për 1 vit pak javë më parë, sipas një akt-vendimi të dhënë nga Gjykata Themelore e Gjilanit. Sipas vendimit, vajza e tij dhe e modeles Arbenita Ismajli, Nina, mund të qëndrojë gjatë javës me të atin dhe gjatë fundjavës me të ëmën. Kujtojmë se Fero më parë bëri bujë me deklaratat e tij, ku thoshte se ish-bashkëshortja ka shkelur rregullat gjyqësore, duke e marrë vajzën jashtë vendit pa autorizimin e tij. Reperi gjithashtu deklaroi se ishte rënduar emocionalisht nga kjo situatë, duke qenë se sipas tij, kjo shkelje nga ish gruaja e tij kishte ndodhur disa herë./ ZËRI