Qytetërim

FIFA "trondit" rregullat para Botërorit 2026: Kartonët e verdhë drejt "fshirjes"?

Organi qeverisës botëror pritet të prezantojë një pikë të dytë amnistie, që do të thotë se kartonët e verdhë do të fshihen pas fazës së grupeve dhe çerekfinaleve.

zh.ll
FIFA "trondit" rregullat para Botërorit 2026: Kartonët e
foto ilustruese

SHBA- Risitë në Kupën e Botës së këtij viti nuk pritet të ndalen. Është raportuar se FIFA do të ndryshojë rregullat e pezullimit për karton të verdhë në Kupën e Botës këtë verë.

Organi qeverisës botëror pritet të prezantojë një pikë të dytë amnistie, që do të thotë se kartonët e verdhë do të fshihen pas fazës së grupeve dhe çerekfinaleve.

Kjo do të zvogëlojë rrezikun që lojtarët të humbasin ndeshjet e mëdha eliminatore në turneun në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Mendohet se sistemi aktual – ku dy kartolina të verdhë deri në çerekfinale, përfshirë edhe ato, rezultojnë në ndalim – është i padrejtë në formatin e zgjeruar me 48 ekipe, i cili përfshin një raund shtesë.

Çështja do të diskutohet në një takim të Këshillit të FIFA-s në Vankuver të martën./ZËRI

Poll

MOS HUMB