TIRANË- “Do e kisha kapur nga flokët këtë që qesh kështu. Unë besoj te gratë që r*hin burrat e tyre. I mbështes. Ata e meritojnë.”- ky ishte reagimi që bëri ish-banorja e Big Brother VIP Dea Mishel mbrëmjen e djeshme, pas futjes së Inës në shtëpinë e Vëllait të Madh.
Përmes një reagimi më të gjatë ajo ka theksuar se tradhëtia është e pafalshme dhe se nëse do të ishte në të njëjtën situatë fillimisht do e “falte” dhe më pas do e linte…pra me pak fjalë Dea do e shërbente hakmarrjen në një pjatë të ftohtë.
“Mendim shumë i mbrapshtë që duhet ta mbaja për vete:
Nese mua do me tradhtonin publikisht... mbase gieja me e zgjuar do ishte te tregohesh grua me karakter dhe ta lesh. Po e ben, shume te thjeshte.
Une jetoj me inat. Une do ia falja. Do e mbaja. Do e beja ta besonte vertet qe e fala dhe e dua. Ai do ishte i mahnitur dhe pak fajtor, po nuk do e shprehte. Meshkujt i kap nje moment budalliku kur mendojne se ia hodhen nje situate pa u denuar sic e mendonin, me besoni. Sepse ata e dine gjithmone demin qe kane bere, thjesht shpresojne qe do te te mashtrojne. Keshtu i surprizuar, ai jetonte si femije i vogel moment pas momenti. Aty, me justifikimin se jam e lenduar, do e beja te thoshte qe ajo vajza me te cilen me tradhtoi ishte nje njeri i pavlere (per te mos permendur ofendime). Ta thoshte me ze te larte, ta degionin te gjithe. Ose tia thoshte asaj.
Sapo ta degjoja kete do e lija. Do i rreshtoja gjithe arsyet pse ai eshte mashkulli me i shpifur ne bote dhe do e lija, po qe ta lija vetem fare. Qe mos kishte shans as te kthehej te tjetra. Te rrinin te dy si deshtake ne llumin e tyre.
Te kishin turp te shikoheshin ne sy. Dhe kjo ishte keshilla ime hiper toksike per sot.”- ka shkruar ajo në rrjetin social Instagram.
View this post on Instagram
Trekëndëshi Stelina-Kejsi-Ina
“Vëllai i Madh” i dha Stelinës “kutinë e Pandorës”, duke i treguar një video ku Keijsi shihej duke u puthur me Inën. Bëhet fjalë për Inën, ish-konkurrenten e “Përputhen”, e cila sipas spekulimeve ka qenë edhe shkaku i ndarjes së Keijsit dhe Stelinës. Hyrja e saj në shtëpi dhe takimi me Keijsin krijuan një trekëndësh që shkaktoi përplasje mes banorëve./ZËRI