Qytetërim

"Lavazh" i parave të tjetërkujt? Myrto Uzuni "u mbyll'' gojën kritikëve: S'kam nevojë të pastroj lekët e askujt!

Përballë kësaj situate, ka reaguar futbollisti, i cili mohon pretendimet dhe deklaron se bëhet fjalë për një investim me të ardhurat e tij.

zh.ll
"Lavazh" i parave të tjetërkujt? Myrto Uzuni "u
myrto uzuni

TIRANË- Blerja e një hoteli në Palasë të Vlorës, ka ngritur ragime dhe pretendime në rrjet se, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni është i përfshirë në "pastrim parash". Pak ditë më parë, vetë futbollisti njoftoi se i është futur biznesit. "Uzuni Hotel" do të quhet hoteli, lajmi për të cilin ka nxitur rrjetin me akzua dhe kritika të forta ndaj futbollistit.

Përballë kësaj situate, ka reaguar futbollisti, i cili mohon pretendimet dhe deklaron se bëhet fjalë për një investim me të ardhurat e tij. Uzuni i quan të pavërtetë akuzat dhe shpifjet, teksa për më tepër, nënvizon se paga e tij është publike dhe paratë janë të deklaruara.

"Jam një futbollist që të gjitha të ardhurat e mia i investoj në Shqipëri. Kam pasur mundësi të investoj edhe në Spanjë, por zgjodha Shqipërinë sepse e dua vendin tim. Ndoshta nuk jeni mësuar që futbollistët të investojnë, por unë besoj tek e ardhmja e vendit tim dhe dua të kontribuoj këtu. Pres që njerëzit të ndajnë dashurinë dhe mbështetjen për këtë vendim, sepse çdo investim që bëj është për Shqipërinë. Akuzat dhe shpifjet për pastrim parash janë të pavërteta. Paratë e mia janë të deklaruara dhe nuk kanë asnjë lidhje me 'paga mesatare' - paga ime është publike dhe e njohur. Nuk kam nevojë të pastroj lekët e askujt. Respekt dhe dashuri për të gjithë! Myrto Uzuni", shkruan Uzuni në reagimin e tij.

"Lavazh" i parave të tjetërkujt? Myrto Uzuni "u
reagimi i uzunit

Ditët e fundit në rrjet qarkullojnë spekulimet, me komentues që sugjerojnë se Myrto Uzuni po pastron paratë e dikujt tjetër, pasi bëri publik blerjen e hotelit në Palasë. Megjithatë, vlen të theksohet se për momentin mbetet një spekulim dhe jo një hetim apo akuzë nga autoritetet. /ZËRI

Poll

MOS HUMB