PEJË- Sot do t'i jepet sot lamtumira Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor ditën e djeshme në Pejë. Njoftimi është bërë nga ekipi i tij përmes një postimi në rrjetin e tij social, Instragram, ku bëhet me dije se varrimi do të bëhet sot më 27 shtator, në orën 17:00. Në postimin e shpërndarë thuhet: “Jemi pranë familjes në këtë moment të rëndë dhe ju ftojmë ta kujtojmë me respekt e lutje.”
Postimi i plotë:
Me zemër të thyer ju njoftojmë se sot, më 27 Shtator, në ora 17:00, do të mbahet ceremonia e varrimit të Eldion Kelmendit, në varrezat e fshatit Pavlan, Pejë.
Jemi pranë familjes në këtë moment të rëndë dhe ju ftojmë ta kujtojmë me respekt e lutje.
(Ky njoftim është bërë nga ekipi i Gjestit.)
Lajmi ka tronditur komunitetin artistik dhe publikun, të cilët kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre për humbjen e parakohshme të tij. Eldion Kelmendi mbeti i vdekur në vend, ndërsa shoku tij ka mbijetuar dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se drejtuesi i motoçikletës, pasi humbi kontrollin në një kthesë, kaloi në shiritin e kundërt të rrugës dhe u përplas me makinën që po lëvizte në drejtim të kundërt./ZËRI


