Qytetërim

Jessie J shtrohet sërish në spital dy muaj pasi u diagnostikua me kancer: Kam probleme me frymëmarrjen

Këngëtarja britanike u shtrua përsëri në spital gjashtë javë pas operacionit të saj për kancerin e gjirit.

k.m.
Jessie J shtrohet sërish në spital dy muaj pasi u diagnostikua me
Jessie J

BRITANI E MADHE- Vetëm 6 javë pasi iu nënshtrua një operacioni për kancerin e gjirit në fazën e hershme, Jessie J u rikthye papritur në spital. Këngëtarja e “Price Tag” ndau detaje të episodit shqetësues përmes story-ve të saj në Instagram, duke e shoqëruar mesazhin me një foto në të cilën shihet e lidhur me një injeksion intravenoz.

"Gjashtë javë pas operacionit, isha përsëri në të njëjtën dhomë ku isha edhe pas operacionit. Ishte e papritur dhe e paplanifikuar."- shkroi artistja 37-vjeçare, e cila zbuloi diagnozën e saj me kancer në qershor. Edhe pse simptomat fillimisht tregonin për një mpiksje të mundshme gjaku në mushkëri, këngëtarja britanike sqaroi me lehtësim: Nuk është ky rasti, faleminderit Zotit!

Mjekët kryen disa teste dhe dyshuan se mund të ishte "pak lëng" në mushkëri, përveç një infeksioni të paidentifikuar.

Jessie J shtrohet sërish në spital dy muaj pasi u diagnostikua me

"Po kam vështirësi në frymëmarrje të thellë, por më lanë në shtëpi mbrëmë. E urrej të rri në spital", rrëfeu ajo, duke vënë në dukje se do të vazhdojë testet mjekësore si paciente ambulatore. Këngëtarja, e njohur edhe për hitet si “Domino” dhe “Bang Bang”, reflektoi mbi vendimin e saj për t’u larguar nga spitali me vullnetin e saj të lirë.

"E di që shumë njerëz që e kanë kaluar këtë ose diçka të ngjashme mund të pajtohen me mua ose jo, dhe kjo është në rregull. E di që, për mua, sfida e vërtetë fizike e gjithë kësaj ishte dita kur shkova në operacion. Rimëkëmbja, fizikisht, nuk është aspak e shpejtë ose e lehtë,"-vuri në dukje ai.

Jessie J shtrohet sërish në spital dy muaj pasi u diagnostikua me

Në postimin e saj më të fundit, artistja foli edhe për ndikimin që sëmundja e saj ka pasur në jetën e saj profesionale.

“Të ndryshoj planet e karrierës për këtë vit ka qenë frustruese pasi kam punuar kaq shumë për të arritur deri këtu dhe jam e emocionuar për ta bërë gjithçka. Është gjithë jeta ime,”- tha ajo.

Pavarësisht ritmit të ngadaltë të rikuperimit dhe ndërlikimeve të paparashikuara, Jessie J e mbyll reflektimin e saj me një notë pranimi: Ky nuk është një rikuperim i shpejtë, as nuk duhet të jetë. Ky ritëm i ngadaltë ka qenë një realitet i vështirë për t’u pranuar. Më pëlqen të lëviz, të punoj dhe të jem aktive, por nuk mundem tani, dhe kështu është situata./ZËRI

Poll

MOS HUMB