Qytetërim

FOTOT/ Kostumografët e RTSh përgënjeshtrojnë Florian Agalliun: Ja fotot e kostumeve të Altin Micit

Por dy kostumografet e RTSH-së kanë shpërndarë disa pamje ku në garderobën e televizionit shihen kostume të personalizuara nga stilisti Altin Mici, i cili është një prej më të kushtueshmëve në Shqipëri. Një numër i madh kostumesh mbajnë emrin e moderatorit dhe janë bërë posaçërisht për të.

E.K
FOTOT/  Kostumografët e RTSh përgënjeshtrojnë Florian
florian agalliu

TIRANË- Prej disa javësh kriza financiare që ka prekur Radio Televizionin Publik Shqiptar është hedhur për konsum në media, me moderatorë dhe punonjës të institucionit, që kanë pretendime për paga të prapambetura. Në mesin e atyre që i kanë shprehur hapur këto pretendime janë dhe Kozeta Kurti, Elsa Demo apo moderator Florian Agalliu. Ky i fundit në një postim të gjatë në rrjetet sociale, i kërkonte llogari drejtoreshës aktuale të televizionit, Eni Vasili, për mosshlyerjen e detyrimeve, por edhe mbylljen e emisionet që ai prezantonte çdo mëngjes. Në një letër të publikuar në media disa ditë më parë, Florian Agalliu, ish-moderator në RTSH, deklaronte se edhe kostumet i kishte paguar vetë dhe i kishte pjesë e garderobës private të tij. 

Por dy kostumografet e RTSH-së kanë shpërndarë disa pamje ku në garderobën e televizionit shihen kostume të personalizuara nga stilisti Altin Mici, i cili është një prej më të kushtueshmëve në Shqipëri. Një numër i madh kostumesh mbajnë emrin e moderatorit dhe janë bërë posaçërisht për të. Po ashtu në disa media janë shpërndarë dokumente se gazetari vishej me këmisha me fije ari. 

FOTOT/  Kostumografët e RTSh përgënjeshtrojnë FlorianFOTOT/  Kostumografët e RTSh përgënjeshtrojnë FlorianFOTOT/  Kostumografët e RTSh përgënjeshtrojnë FlorianFOTOT/  Kostumografët e RTSh përgënjeshtrojnë Florian

Vetë moderatori në një sqarim në rrjetet sociale është shprehur se RTSH ka publikuar fotot e 7 xhaketave, ndërkohë që ai ka qenë në ekran për 200 emisione.

“Kontrata ime me rtsh ka qene tetor 2024-korrik 2025 pra 10 muaj×20 puntata ne muaj=200 puntata.

Ketu rtsh ka publikuar 7 xhaketa te qepura enkas per mua dhe nuk i leviz asnje presje...

Me cfare jam veshur une 200 here???? Me 7 xhaketa?? Ku jane kemishat bsmoke??

Po pantallonat me fije ari bsmoke??? Keni publikuar sikur une jam vesh me fije ari??? Po jo, eshte gabim!

Shume respekt per punen e Altin Micit por jam gati te mbaj pergjegjesi morale dhe penale qe keto qe shenoni me germa te argjendta 750 euro nuk jane te qepura per mua, por te pershtatura, zgjatur krahet ngushtuar beli, nga emergjenca qe kish emisioni pasi doli dielli çetek mçetek dhe smbante me uje pilafi!”, shkruan Agalliu në rrjetet sociale./ZËRI 

Poll

MOS HUMB