TIRANË- Tashmë është zyrtare: Luiz Ejlli, fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, do të rikthehet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ai do të bëjë hyrjen e tij në emision gjatë “Prime”-it të sotëm. Videon e ka bërë publike vetë faqja e Big Brother VIP, ku Luizi shihet në dhomën e rrëfimit e ndërsa zëri i Vëllait të Madh dëgjohet duke thënë: “Luiz në dhomën e rrëfimit”.
Vetë Ejlli shprehet se tashmë banorët do të luftojnë për vendin e dytë. Ende nuk dihet nëse ai do të të jetë zyrarisht banori më i ri i këtij formati apo është thjesht një lojë e Big Brother për banorët e këtij edicioni.
A do e donit sërish Luizin në Big Brother? Gjithsesi, presim se çfarë do ndodhë…/ZËRI