Qytetërim

Princ Leka baba për herë të dytë, Blerta Celibashi në pritje të ëmbël

Fotografja është në pritje të ëmbël dhe çifti pritet të mirëpresë fëmijën e tyre të parë së bashku

F.I
Princ Leka baba për herë të dytë, Blerta Celibashi në
Princ Leka dhe Blerta Celibashi

TIRANË-Pas zyrtarizimit të lidhjes disa muaj më parë dhe daljeve të shpeshta së bashku në evente publike, Princi Leka dhe Blerta Celibashi janë në një fazë të re të jetës së tyre. Fotografja është në pritje të ëmbël dhe çifti pritet të mirëpresë fëmijën e tyre të parë së bashku pas disa muajsh.

Burime pranë çiftit kanë konfirmuar për PopArt.al lajmin e shtatzënisë, duke zbuluar gjithashtu se Blerta pret një djalë. Për Princ Lekën, ky do të jetë përjetimi i dytë i atësisë, pasi ai është tashmë baba i një vajze nga martesa e mëparshme me aktoren Elia Zaharia, me te cilën u nda kohë me parë.

Sipas të njëjtave burime, shtatzënia po shkon mirë dhe çifti ka zgjedhur ta jetojë këtë periudhë me qetësi dhe larg vëmendjes së tepërt mediatike. Dyshja ende nuk kanë reaguar zyrtarisht për lajmin e pritjes së ëmbël, por burimet pranë tyre bëjnë me dije se përgatitjet për ardhjen e foshnjës kanë nisur./ZËRI

Poll

MOS HUMB