Qytetërim

Morata detyrohet të ndërrojë shtëpinë...kryekomunari i hedh 'kunja': Ciao!

Marco Ballarini postoi vendndodhjen e banesës së futbollistit të Milanit në rrjetet e tij sociale, për t'u "mburrur" se Morata kishte zgjedhur që të jetonte në zonën që ai administron. 

k.m.
Morata detyrohet të ndërrojë shtëpinë...kryekomunari i
Álvaro Morata

ITALI- Ëndrrat e yllit spanjoll të futbollit Álvaro Morata për të jetuar një jetë paqësore në periferi të Milanos janë "shkatërruar" nga vetë kryetari i Komunës së Corbettas. Sipas CNN, Marco Ballarini postoi vendndodhjen e banesës së futbollistit të Milanit në rrjetet e tij sociale, për t'u "mburrur" se Morata kishte zgjedhur që të jetonte në zonën që ai administron. 

Në dukje i emocionuar nga shpërngulja e 31-vjeçarit, kryebashkiaku i Corbetta-s, Marco Ballarini shkroi në Instagram: Jo, nuk është dita e gënjeshtrave. Kampioni Álvaro Morata është banori më i ri i Corbetta-s!

Sidoqoftë, Morata nuk ishte aspak i kënaqur me postimin dhe sulmoi Ballarinin në një Story në Instagram duke e akuzuar se i kishte shkelur privatësinë, madje ndau me ndjekësit e tij edhe faktin se tashmë po kërkonte një shtëpi të re për të banuar.

“Për fat të mirë, nuk kam asnjë pronë me vlerë në shtëpi. Thesari im i vetëm janë fëmijët e mi, sigurinë e të cilëve ju e keni rrezikuar. Mendova se bashkia e Corbetta-s mund të më garantonte një nivel të caktuar privatësie, por tani më duhet të ndërroj shtëpinë menjëherë për shkak të paaftësisë suaj për të përdorur mediat sociale dhe për të mbrojtur qytetarët tuaj.”

Nga ana tjetër, Ballarini iu përgjigj replikës së Moratas duke shkruar “Ciao” (Mirëupafshim). Madje për "kunjë" postoi edhe stemën e skuadrës së Interit, rivalin e përjetshëm të Milanit. Morata ka luajtur për një mori skuadrash gjatë karrierës së tij, këtu përmendim Real Madrid, Juventus dhe Chelsea. Tashmë, pasi u shpall kampion bote me skuadrën e Spanjës, Morata iu bashkua Milanit në korrik./ZËRI

Poll

MOS HUMB