TIRANË- Moderatorja Bora Zemani ka folur hapur në lidhje me marrëdhënien e saj me Donald Veshajn. E ftuar në podcastin e Grida Dumës (i cili ende nuk është publikuar i plotë), në një pjesë të shkurtër të publikuar në rrjetet sociale, ajo flet për një nga temat më delikate në marrëdhënien e saj romantike: faljen dhe rikthimin me aktorin dhe moderatorin Veshaj.
Kur Grida e pyeti se:"Në çfarë niveli fal ti?", Bora u përgjigj me një qëndrim të qartë. Ajo shpjegoi se falja e saj nuk është një akt i naivitetit, por një veprim i bërë me vetëdije dhe koshiencë.
“Natyrisht nuk fal me naivitet, nuk fal se po gënjehem. Fal me koshience të plotë, e di ku është gabuar, por unë do e fal, do e tejkaloj këtë gjënë. Nuk e bëj duke zgjeruar kufijtë, jo, kufijtë ngelen të njëjtë.” -tha ajo.
“Nëse ka mundësi të shkatërrohet një marrëdhënie dhe të prishet, a kishte ndonjë mundësi për t’u shpëtuar kjo marrëdhënie?”- kjo ishte fjalia e cila la të kuptohet se Bora po flet për vendimin e saj pak vite më parë për t’u ribashkuar me Donaldin, i cili ishte dhe banor i shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Gjatë asaj kohe kujtojmë se Donali u përfshi në një romancë me këngëtaren Beatrix Ramosaj, një romancë që zgjati shumë pak pas përfundimit të këtij spektakli./ZËRI