
TIRANË- Ish-banorja e "Big Brother VIP 3", Heidi Baci ka vendosur që të heqë dorë nga moderimi i spektaklit “Goca dhe Gra”. Edhe pse nuk ka kaluar shumë kohë nga nisja e programit, duket se Heidi do të rikthehet në Itali. Kështu konfirmon edhe ndarjen me aktorin, Romeo Veshaj.
Lajmi është bërë me dije nga gazetari Andi Vrapi nëpërmjet një postimi të bërë prej tij në llogarinë personale të Instagram-it.
"Heidi ikën nga Goca dhe gra. Shkaku, nuk jeton dot më në Tiranë se është vetëm. Edhe zëvendësohet nga Einxhel Shkira,"-shkruan "burimi".
Mesa duket, këtë të shtunë, në vendin e Heidit do të shohim Einxhel Shkirën. Por sërish, deri më tani asgjë nuk është e konfirmuar.
Një prej çifteve më të komentuar të Big Brother 3, Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi, kanë qenë në qendër të vëmendjes së fansave ditët e fundit, për shkak se nuk po postojnë më foto së bashku. Madje ka pasur zëra se çifti po kalon një krizë në marrëdhënien e tyre, gjë e cila u përforcua gjatë ditës së djeshme, pasi Romeo dhe binjaku i tij Donaldoi, festonin ditëlindjen e tyre të 29-të. Fansave iu ra në sy mungesa e një urimi nga ana e Heidit./ZËRI