Qytetërim

"Welcome bisha!"/ Dhunoi me të motrën Klea Prengën, Antonela Berishën e “mbulojnë” me buqeta me lule

Ajo ka nxjerrë fotot ku bashkëpuntorët e saj e kanë “mbuluar” në lule”.

k.m.
"Welcome bisha!"/ Dhunoi me të motrën Klea Prengën,
Antonela Berisha

TIRANË- Edhe pse akuzohet se bashkë me të motrën kanë gjymtuar në fytyrë një tjetër vajzë, duket se "hallet" janë mbyllur për motrat Antonela dhe Mariela Berisha. Madje, Antonela Berisha pretendon se i është rikthyer jetës normale dhe punës pas më shumë se 3 muajve në arrati. Ajo ka nxjerrë fotot ku bashkëpuntorët e saj e kanë “mbuluar” në lule”.

Madje një prej tyre i ka bërë dedikim special. 

"Mirë se u riktheve bisha!,"-i shkruan një prej miqëve të saj në pusullën e luleve.

POSTIMET E ANTONELËS:

"Welcome bisha!"/ Dhunoi me të motrën Klea Prengën,"Welcome bisha!"/ Dhunoi me të motrën Klea Prengën,"Welcome bisha!"/ Dhunoi me të motrën Klea Prengën,

Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi pasi motrat Berisha e akuzonin Klea Prengën se kishte ndërhyrë në raportin martesor të Marielës me biznesmenin Mir Pepa. Pasi zbuluan se kishte shkuar të konsumonte darkë në një nga restorantet e kryeqytetit, ato shkruan dhe e dhunuan fizikisht, e më pas u arratisën.

Dëmin më të madh ia shkaktuan me një gotë qelqi duke i shënjuar plagë të rënda në fytyrë. Ndërkohë, Policia i kishte shpallur në kërkim motrat Berisha dhe për muaj të tërë nuk dihej vendndodhja e tyre, por kishte raportime se ndodheshin në Dubai. Por sot, asnjëra nga motrat Berisha që dhunuan Klea Prengën nuk janë pas hekurave! Dy ditë pas vetëdorëzimit të tyre në Policinë e Shtetit, Gjykata ka vendosur që të ndryshojë masën e sigurisë për Mariela Berishën, nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”, duke qenë se ajo ka një fëmijë të vogël që ka nevojë për përkujdesjen e të ëmës. Antonela Berisha është lënë në masën “detyrim paraqitjeje”./ZËRI

Poll

MOS HUMB