Qytetërim

Nga Roma drejt Shqipërisë, statuja 'Dea e Butrintit' rikthehet në shtëpi

'Dea e Butrintit', është koka e një statuje rreth 2.5 metra të lartë, e zbuluar në Butrint në vitin 1928 nga arkeologu italian Luigi Ugolini.

F.I
Nga Roma drejt Shqipërisë, statuja 'Dea e Butrintit'
Dea e Butrintit

TIRANË-Statuja e 'Deas' është rikthyer në Butrint, në vendin ku u zbulua. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama, i cili me anë të një video ka ndarë historinë e zbulimit të statujës, e cila i përket trashëgimisë sonë kulturore. 

Pas një rrugëtimi që e çoi fillimisht në Romë dhe më pas në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, 'Dea e Butrintit' ëSHTë rikthyer në shtëpi. Rikthimi i një prej veprave më të çmuara të trashëgimisë arkeologjike shqiptare i jep një tjetër dimension rrëfimit historik dhe kulturor të qytetit antik.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

'Dea e Butrintit', është koka e një statuje rreth 2.5 metra të lartë, e zbuluar në Butrint në vitin 1928 nga arkeologu italian Luigi Ugolini. Skulptura u dërgua në Romë ku qëndroi deri në vitin 1981. Më pas, koka e 'Deas' ka qëndruar e ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

Poll

MOS HUMB