Qytetërim

Pas iso-polifonisë, edhe kabaja shqiptare në Hollywood! Klarinetisti nga Përmeti bëhet pjesë e filmit “The Odyssey”

Klarinetisti nga Përmeti, Ervis Rapaj, ka zbuluar nëpërmjet publikimi të një fototje në rrjetet sociale, ku klarinetist shfaqet në fotografi se bashku me kompozitorin fitues të cmimit Oscar, Ludëig Göransson.

M.K.
Pas iso-polifonisë, edhe kabaja shqiptare në Hollywood! Klarinetisti
foto ilustrim: the odyssey-rapaj dhe kompozitori goransson

TIRANË- "The Odyssey" i Christopher Nolan do të ketë edhe një tjetër përfaqësues shqiptar. Klarinetisti Ervis Rapaj ka zbuluar se është pjesë e kastit muzikor të filmit të shumëpritur, ku ka interpretuar kabanë shqiptare.

Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, rapaj ka bërë me dije lajmin teksa ka publikuar fotografi me kompozitorin fitues të OSCAR, Ludëig Göransson, të cilin e falenderon për mundësinë.

Në reagimin e tij, klarinetisti shqiptar shprehet se ndihet i privilegjuar që ka qenë pjesë e realizimit të filmit me regji nga Christopher Nolan dhe se pati mundësinë të punojë pranë Göransson, i cili udhëtoi në jug të Shqipërisë për të regjistruar tinguj autentikë të iso-polifonisë dhe instrumenteve tradicionale shqiptare.

Postimi i plotë:

Ndihem vërtet i privilegjuar dhe mirënjohës që pata mundësinë të jem pjesë e realizimit të filmit "The Odyssey", me regji nga Christopher Nolan.

Isha i nderuar të interpretoja kabanë shqiptare dhe të punoja pranë kompozitorit të jashtëzakonshëm Ludëig Göransson, fitues i çmimit Oscar, i cili udhëtoi në jug të Shqipërisë për të regjistruar tingujt autentikë të iso-polifonisë dhe instrumenteve tona tradicionale, duke i bërë ato pjesë të një produksioni të madh botëror.

Faleminderit, Ludëig, që më përzgjodhe të isha pjesë e këtij projekti kaq të veçantë. Të uroj edhe shumë suksese në krijimtarinë tënde artistike! ????❤️

Krenar dhe shpresoj që një copëz e shpirtit të muzikës shqiptare të dëgjohet në mbarë botën. ????????????

Faleminderit me zemër

Përveç Ervis Rapajt, në realizimin e muzikës së filmit kanë kontribuar edhe studiuesi Vasil Tole, si dhe mjeshtri i fyellit dhe culës dyjare, “Mjeshtër i Madh” Vendim Kapaj, duke sjellë në ekranin botëror elementë të veçantë të traditës muzikore shqiptare.

Iso-polifonia shqiptare është bërë pjesë e kolonës zanore të filmit më të ri të Christopher Nolan, “The Odyssey”. Regjistrimet u realizuan në Vlorë nga mjeshtri i fyellit dhe culës dyjare, Vendim Kapaj, në praninë e kompozitorit Ludëig Göransson. Për rreth pesë orë, regjistrimet u zhvilluan në Teqenë e Kuzum Babait.

“The Odyssey”, me skenar dhe regji të Christopher Nolan dhe me një kast të njohur aktorësh, pritet të jetë një nga filmat më të komentuar për të thyer rekorde, ndërsa përfshirja e iso-polifonisë shqiptare në kolonën zanore e bën më të veçantë për ne shqiptarët./ZËRI

Poll

MOS HUMB