Qytetërim

"Pinte drogë me bidon"/ Mandi Nishtulla reagon për pamjet virale: Personi që ka nxjerrë fotot po pinte vetë, unë 1 herë në vit mund...

Në pamjet që po qarkullojnë kudo në rrjete sociale, këngëtari shfaqet në gjendje të rënduar, ndërsa video dyshohet se është filmuar dhe publikuar nga një person i afërt i tij.

zh.ll
"Pinte drogë me bidon"/ Mandi Nishtulla reagon për pamjet
pamje nga video-mandi nishtulla

TIRANË- Një video e këngëtarit të njohur të muzikës tallava, Mandi Nishtulla, është bërë virale në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e ndjekëse për shkak të gjendjes në të cilën ai shfaqet.

Në pamjet që po qarkullojnë kudo në rrjete sociale, këngëtari shfaqet në gjendje të rënduar, ndërsa video dyshohet se është filmuar dhe publikuar nga një person i afërt i tij. Pas pamjeve të publikuara, janë ngritur dhe pretendime për konsum të lëndëve narkotike. 

Megjithatë, nuk dihet se kur janë realizuar pamjet dhe nëse videoja i përket ditëve të fundit apo një periudhe më të hershme. Kjo mbetet e paqartë edhe nga vetë këngëtari, i cili ka reaguar pas publikimit të videos dhe ka dhënë versionin e tij për atë që shfaqet në pamje, por duke mos dhënë asnjë detaj më shumë se kur mund të jetë realizuar videoja.

Vetë Mandi Nishtulla thotë se pamjet nuk tregojnë gjendjen e tij aktuale dhe pretendon se në momentin kur është filmuar ka qenë thjesht i përgjumur. Duke mos përmendur asnjë emër, Nishtulla thotë se personi që ka publikuar pamjet ishte vetë duke konsumuar alkool.

"Personi në fjalë ka nxjerrë disa foto ku jam shtrirë unë. Kam qenë përgjumësh aty. Personi në fjalë ishte duke pirë vetë. Ju po e shikoni gjendjen time, që unë jam shumë mirë. Sepse unë një herë në vit, ose një herë në muaj mund t'i bëj ato gjëra dhe i bëj, ndoshta se kam qef. Unë jam mirë me njerëzit dhe i falenderoj njerëzit që më duan. Një falenderim i madh shkon për vëllezërit e mi që më duan kaq shumë dhe që i dua dhe unë. Por, qentë le të lehin, karvani le të ecë përpara.", është shprehur këngëtari. 

Por, kjo nuk është hera e parë që emri i këngëtarit lidhet me çështjen e lëndëve narkotike. Vetë Mandi Nishtulla ka folur më herët për problemet e tij me përdorimin e tyre. Në një rrëfim të vitit 2022, ai tregoi se kishte krijuar varësi dhe se kjo periudhë kishte ndikuar edhe në karrierën e tij muzikore, duke e larguar për një kohë nga muzika. Ndërkohë, një vit më pas, në 2023, u raportua se Mandi Nishtulla ishte marrë i pandehur nga Prokuroria e Durrësit, pas një rasti ku ishte arrestuar me lëndë narkotike./ZËRI

Poll

MOS HUMB