TIRANË-Kombëtarja po përballet kundër Letonisë. Shqipëria ka shënuar golin e avantazhit, me Asllanin i cili nuk gaboi para 11-metrave.
Dueli vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026, event që do mbahet verën që vjen në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Sylvinho ka zgjedhur t’i besojë portën Strakoshës. Në mbrojtje janë renditur Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj. Motorët e mesfushës janë Laçi, Shehu, Asllani, teksa sulmi i kësaj ndeshjeje do të jenë Broja, Manaj dhe Bajrami.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj; Shehu, Asllani, Laçi; Broja, Manaj, N. Bajrami
Letonia (5-3-1-1): Zviedris; Jurkovskis, Melniks, Cernomordijs, Balodis, Ciganiks; Varslavans, Vapne, Zelenkovs; Daskevics; Sits
Sa i përket grupit kualifikues, Angia ka siguruar vendin e parë me 12 pikë. Nga ana tjetër, Serbia pas tre takimeve ka shtatë pikë dhe merr vendin e dytë, duke lënë Shqipërinë në pozitën e tretë me pesë pikë pas katër takimeve. Letonia me katër pikë pas po kaq ndeshjeve mban pozitën e katërt, duke lënë në fund Andorrën me zero pikë pas pesë takimeve. /ZËRI
