Qytetërim

“Shiko lumenjtë që i keni shkatërruar, lere TikTok-un!”, Kozak Braçi i përgjigjet Taulant Ballës pas debatit për videon në det

Më tej, ai ironizoi Ballën duke thënë se, nëse është kaq i shqetësuar për natyrën, duhet të merret me lumenjtë dhe betonizimin e tyre në të gjithë vendin

l.k
“Shiko lumenjtë që i keni shkatërruar, lere
Kozak Braçi, Taulant Balla

TIRANË- Një “përplasje” virtuale ka ndodhur së fundmi mes kreut të Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, dhe TikToker-it të njohur Kozak Braçi. Shkak për debatin u bë një video e postuar nga i riu, ku ai shihet duke hedhur një kanaçe në det, teksa realizonte një video për TikTok.

Balla publikoi momentin në rrjetet sociale, duke kërkuar që Kozaku të gjobitet me 200 mijë lekë, pasi sipas tij ka shkelur një nga rregullat kryesore për mbrojtjen e mjedisit.

“Gjoba për këtë tipin që hedh mbeturinat në det është 200 mijë lekë. O djali, nuk bëhesh ‘i fortë’ duke hedhur kanaçen në det”, shkroi Taulant Balla.

“Shiko lumenjtë që i keni shkatërruar, lere
Postimi i Ballës

Menjëherë më pas erdhi edhe reagimi i Kozak Braçit, i cili sqaroi se videoja nuk ishte filmuar në Shqipëri, por në Greqi, gjatë pushimeve të tij në Mykonos para më shumë se dy vitesh. Ai shtoi se shoku i tij grek ishte gjobitur për këtë veprim.

“Shiko lumenjtë që i keni shkatërruar, lere
Postimi i TikToker-it Kozak Braçi në rrjetet sociale

Më tej, ai ironizoi Ballën duke thënë se, nëse është kaq i shqetësuar për natyrën, duhet të merret me lumenjtë dhe betonizimin e tyre në të gjithë vendin

“Kemi qenë në Mikonos, duke bërë një vlog me atë shokun tim grek. Kam qenë në Mikonos para dy vitesh e ca; e ke edhe me datë kur është postuar videoja, e cila është ende në profilin tim. Sa e kam hedhur atë kanaçen, isha duke u qethur, duke bërë vlog me atë… e kemi hedhur kanaçen. Sa e kam hedhur, e ka marrë ai shoku im me motorskaf pastaj direkt. E kemi bërë thjesht për video, se ne me këtë punë merremi. Madje, ky shoku im në Greqi ka paguar gjobë për këtë gjë, se ishte edhe ai aty, edhe ka paguar ai, sepse kemi qenë në Greqi para 2 vitesh e ca.

Videoja nuk është bërë fare në Shqipëri; mund ta testosh shumë mirë, duken jahtet, vendi. I di mirë ti këto vende, se i viziton më shumë se mua. Meqë ju dhimbset vendi kaq shumë, shkoni te këta lumenjtë se gjynah, i keni shkatërruar, i keni betonizuar gjithë vendin, lëreni TikTok-un.”,  iu përgjigj ai Taulant Ballës.

/ZËRI

 

Poll

MOS HUMB