TIRANË- Shqipëria nuk ia doli të realizojë ëndrrën për t’u kualifikuar në Botëror, duke u ndalur nga Polonia në Varshavë pas një përmbysjeje në pjesën e dytë.
Kuqezinjtë e nisën mirë sfidën të kujdesshëm, po iu afruar shumë portës së Polonisë, ndërsa u vendosën në mbrojtje të gjysmë fushës dhe nuk lejuan polakët t'i afroheshin portës. Megjithatë, ishin kuqezinjtë ata që kaluan të parët në avantazh. Në minutën e 42', Arbër Hoxha, përfiton nga një gafë në prapavijë dhe shënoi golin që i çoi më të relaksuar në dhomat e zhveshjes dhe duke ndezur shpresat për një kualifikim historik.
Megjithatë, gjithçka ndryshoi pas pushimit. Polonia reagoi fuqishëm në pjesën e dytë, duke barazuar fillimisht me Robert Leëandoëski, i cili shënoi me kokë pas një goditjeje këndi, dhe më pas përmbysi gjithçka me Zielinskin në minutën e 74-të.
Shqipëria pati edhe një mundësi të mirë për të reaguar me Stavro Pilo, por tentativa e tij u ndal nga portieri kundërshtar.
Kjo humbje i jep fund ëndrrës së kuqezinjve për një pjesëmarrje në Kupën e Botës, një objektiv që dukej më pranë se kurrë më parë. Pavarësisht përpjekjes dhe momentit të mirë gjatë ndeshjes, Shqipëria nuk arriti të mbajë avantazhin dhe të shkruajë historinë.
Edhe statistikat mbeten kundër, pasi në përballjet me Poloninë, sidomos në transfertë, Shqipëria ka hasur gjithmonë vështirësi. Këtë herë, ishte sërish rivali që u bë pengesa vendimtare në rrugën drejt Botërorit.
Nga ana tjetër, Kosova ka mundur në shifrat 3:4 në Bratislavë Sllovakinë duke shkuar në finalen e “play off” për Botërorin 2026.
Kosova në finale luan në Prishtinë më 31 mars kundër Turqisë dhe tashmë ndodhet një fitore larg Botërorit 2026, i cili do luhet në ShBA, Kanada dhe Meksikë./ZËRI