Qytetërim

Shqipëria pret sot Bjellorusinë në “Air Albania”, ja rrugët që do të bllokohen sot

Nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes do të ketë kufizime të qarkullimit në disa rrugë pranë stadiumit.

F.I
Shqipëria pret sot Bjellorusinë në “Air Albania”, ja
foto ilustruese nga stadiumi

TIRANË-Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përballet mbrëmjen e sotme me përfaqësuesen e Bjellorusisë, në një sfidë që do të startojë në orën 20:45. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv ndërkombëtar, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake ka hartuar një plan të detajuar masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes. Nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes do të ketë kufizime të qarkullimit në disa rrugë pranë stadiumit.

Rrugët që do të bllokohen:

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga zona pranë urës së ish-Hotel Dajtit

– Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së

– Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-ve

– Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-ve

– Rruga “Themistokli Gërmenji”, në hyrje

– Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i RTSH-së

– Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës. Ky aks do të përdoret vetëm nga mjetet e autorizuara nga FSHF-ja

– Rruga “Abdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar

– Te sheshi “Wilson”, lëvizja do të devijohet drejt rrugës “Sami Frashëri”, pak para përfundimit të ndeshjes.

Ndërkohë, Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të qëndrojnë të hapura për qarkullimin.

Ndërkohë punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

Për sfidën me Bjellorusinë, Maran ka lënë në tribunë Luis Hasën, Sabah Kerjotën dhe portierin Simon Simoni. Lajm i mirë është rikuperimi i Kristjan Asllanit. Në këtë grumbullim mungojnë Armando Broja, Nedim Bajrami dhe Jasir Asani, ndërsa pas dy vitesh është rikthyer portieri Etrit Berisha.

Formacioni i mundshëm i ekipit tonë kombëtar ndaj Bjellorusisë pritet të jetë ky: Portën do ta mbrojë Etrit Berisha, në mbrojtje do të luajnë Hysaj, Ismajli, Gjimshiti dhe Pilo. Ramadani dhe Asllani do të jenë në mesin e fushës, ndërsa në repartin e sulmit do të kemi ‘popullim’ dhe pritet që nga minuta  eparë të luajnë Hoxha, Seferi, Muçi dhe Manaj.

Pas Bjellorusisë, Shqipërinë e presin edhe tri ndeshje të tjera në Ligën e Kombeve, më 29 shtator ndaj San Marinos, më 3 tetor ndaj Finlandës dhe më 6 tetor sërish ndaj San Marinos.

Poll

MOS HUMB