TIRANË- Miri dhe Selin duket se më në fund janë 'ndarë', brenda lojës së "Big Brother VIP". Në prime-n e mbrëmjes së djeshme, Miri është njohur me deklaratën e babait të banores, i cili vetëm pak ditë më parë dha deklarata të forta dhe të drejtpërdrejta për këngëtarin.
“Niveli i perversitetit te Miri është shumë i lartë,” është kjo deklaratë e babait të Selin që Miri e zbuloi pas hapjes së kutisë së 'Pandorës'. Menjëherë pas këtij momenti, gjërat mes tyre dukshëm ndryshuan.
Pas përfundimit të spektaklit, Miri është shprehur me dy banoret Krusita dhe Stelina, lidhur me marrëdhënien me Selin, por pa zbuluar 'avantazhin' që mori nga "Pandora". Këngëtari është shprehur, si asnjëherë aty brenda, i prerë për të qëndruar larg Selin.
Gjatë një bisede me Stelinën dhe Krusitën në shtrat mbrëmë, ai u shpreh:
“Isha unë burrë i martum, ajo ishte gocë beqare. Kam marrë unë halle, se unë do ndahesha nga gruaja nesër, po ajo? Do i thoshin thjesht “O ti, si shkon me 50 vjeçarin”?
Unë nuk lej as gruan, nuk lej as kalamonin dhe jam prapë këtu ku jam.
E di për çfarë jam xheloz? Ne gjatë ditës konsumonim shumë pak kohë bashkë, se ishim te krevati. Në fund të ditës, dinim ku t’i bënim muhabetet.
Në momentin që u ndamë nga krevati, ajo dhe unë u afruam më shumë gjatë ditës. Edhe kot, jo për të bërë lojë, për të bërë situata. Me ardhjen e Gimbos, kjo koha mua më iku.
Unë nuk shkoj mbas asaj. Ajo doli zbuluar me fuqinë që mori. Donte të shkëputej nga kjo gjëja, duke shfrytëzuar këto situata dhe këtë djalin (Gimbon), që ishalla do Zoti kanë një lloj kimie, që dhe të përfundojnë bashkë.
Bëje lojën, unë kam lojën time. Por mos më thuaj që do ndahemi tek dita 39. Unë kam thënë po e more ti, e kam fituar dhe unë “BBV”. Por po e mora unë, ti s’ke thënë kurrë që je e gëzuar."