Qytetërim

Pllakë përkujtimore në nder të poetit Lasgush Poradeci, e bija lihet jashtë ceremonisë: S'kam ftesë, kryetari i Bashkisë do jetë

Por edhe pse një ceremoni zyrtare nderimi për poetin, familjarët e tij nuk janë ftuar.

F.I
Pllakë përkujtimore në nder të poetit Lasgush Poradeci, e
Lasgush Poradeci dhe vajza e tij Marie

TIRANË-Në nderim të poetit të madh shqiptar Lasgush Poradeci, Ambasada e Shqipërisë në Vjenë ka marrë një vendim për vendosjen e një pllake përkujtimore në banesën ku ka banuar poeti. Lajmin e ka dhënë ambasadori në Austri Fate Velaj, ku njoftohet se ceremonia do të zhvillohet më 5 shkurt.

Por edhe pse një ceremoni zyrtare nderimi për poetin, familjarët e tij nuk janë ftuar. Vetë vajza e poetit të ndjerë, Mari Lasgush Poradeci ka njoftuar se nuk ka marrë një ftesë zyrtare dhe as një njoftim nga kryetari i Bashkisë së Pogradecit, i cili vetë do të jetë i pranishëm në banesën ku ka jetuar poeti.

POSTIMI: Sapo me ardhi nje informacion nga Ambasadori yne ne Austri Fate Velaj. Une nuk kam asnje ftese dhe asnje njoftim nga Kryetari Bashkise Pogradec i cili do marre pjese ne kete ceremoni me nje delegacion zyrtar. NJOFTIM: Ambasada e Shqipërisë në Vjenë, pas një pune intensive dhe këmbëngulëse, ka arritur që në shtëpinë ku ka banuar poeti ynë i madh Lasgush Poradeci të vendoset një pllakë përkujtimore. Ceremonia do të zhvillohet më 5 shkurt, në orën 14:30, në adresën: Klosterwiesgasse 74, Graz. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë: Elke Kahr - Kryetarja e Bashkisë së Graz-it, Ilir Xhakolli - Kryetari i Bashkisë së Pogradec, me një delegacion zyrtar, Fate Velaj - Ambasador i Shqipërisë në Vjenë. 

Pllakë përkujtimore në nder të poetit Lasgush Poradeci, e

Poll

MOS HUMB