TIRANË- Personazhi i njohur i botës së "showbizit" Efi Dhedhes, është përballur së fundmi me akuza dhe komente fyese në rrjetet sociale. Në rrjet, komentet kanë të bëjnë më pretendimet se ajo ka pasur kontakte me persona të dënuar në burgje.
Pasi ajo ka postuar disa foto, një ndjekëse e ka akuzuar atë publikisht, duke e përfshirë në një listë vajzash të njohura për publikun shqiptar që dyshohet se takojnë të burgosurit.
“Të ka dal emri moj që vete ju bën qejfin të burgosurve, jep dhe moral pale s’të vjen turp!,”- shkruan ndjekësja.
Por edhe pse komenti përmbante ofendime, Efi nuk e ka kursyer një përgjigje ironike.
“Ça thua? Me vërtetë? Turp të kem?”, i është kthyer Efi.

Megjithatë, ndjekësja nuk ndaloi, por vazhdoi me akuza më të forta, por nuk ka pasur më një përgjigje nga ish-banorja e "BigBrother"./ZËRI